Lidhu me ne

Mix

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Skandali më i madh në industrinë e muzikës!

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët thonë se ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra si dhe ka krijuar një ndërmarrje të vërtetë kriminale, ku përfshihej edhe puna e detyruar, pengmarrje, zjarrvënia e qëllimshme dhe korrupsioni.

Reperi nuk i ka pranuar akuzat, edhe pse deri tani, mbi 100 persona kanë përgatitur padi kundër tij, për shfrytëzim seksual.

Sipas raportimeve në mediat botërore, Diddy organizonte festa të shfrenuara, ku abuzoheshin femra dhe meshkuj, shkruan A2 CNN. Prej javësh tashmë kanë qarkulluar emra personazhesh të famshëm të cilët kanë marrë pjesë në festa, madje edhe kur kanë qenë të mitur, si Justin Bieber, Usher, e shumë të tjerë.

Por çfarë dihet deri tani për rastin?

1. Më shumë se 100 persona do të ngrenë padi ndaj tij, në aktpadi përmendet për herë të parë akuza për abuzime me të mitur.

2. Combs u arrestua në shtator dhe ndodhet në një burg federal. Ai i mohon të gjitha akuzat.

3. Diddy, një prej personazheve më të suksesshëm në botën e muzikës, ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj të repit, si Notorious BIG, JayZ e shumë të tjerë.

4. Akuzat e para për abuzime u bënë nga ish-e dashura e tij, Gina Huynh, në vitin 2019.

5. Në mars, FBI bastisi shtëpinë e tij, pas akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.

6. Disa nga akuzat janë përngjarje të ndodhura në vitin 1991 dhe gjysma e viktimave që e akuzojnë këngëtarin janë meshkuj.

7. “Më në fund i është bërë e ditur botës sekreti më i madh në industrinë e argëtimit”, tha Tony Buzbee, avokat që përfaqëson 120 paditës. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar5 minuta më herët

Kryepeshkopi Joan Pelushi rrëfen si vendosi të bëhet prift

Në një intervistë në podcastin e Kryeministrit Edi Rama, Kryepeshkopi Joan Pelushi ka ndarë historinë e tij shpirtërore, duke folur...

Radar12 minuta më herët

Globalizmi mbaroi

Sekretari i Thesarit në Britaninë e Madhe, Darren Jones është shprehur në një intervistë për BBC-në se globalizmi siç e...

Radar14 minuta më herët

Përgjimet e Veliajt/Botuesit Baze dhe Bollino në akte që duhen verifikuar penalisht. Kush është KM?

Në përgjimet që faqja cna.al publikon sot për komunikimet mes kryebashkiakut të burgosur Erion Veliaj me të vëllain, konsumohet edhe një marrëdhënie...

Mix4 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport4 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix4 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport4 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet4 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar4 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore4 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Facebook