Lidhu me ne

Mix

Njerëzit mendojnë se Joaquin Phoenix është martuar, por pse?

Njerëzit mendojnë se Joaquin Phoenix është martuar, por pse?FOTO: AFP via Getty Images

Njerëzit kanë një arsye të fortë që të mendojnë se ylli i “Joker” mund të jetë martuar me partneren e tij, Rooney Mara. Gjatë një bisede për podkastin “Talk Easy with Sam Fragoso”, aktori foli për jetën publike dhe private. Në një moment, ai iu referua Rooney-t si “gruaja e tij” duke nxitur dyshimet se ai mund të jetë martuar me partneren, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh.

Ndërsa tregoi se si e përgatiti fjalimin e tij në Oscars 2020, aktori zbuloi se e shkroi fjalimin prekës ndërkohë që “po fliste me mamanë dhe gruan e tij.”

Më pas, gjatë bisedës, aktori u kujdes që t’i drejtohej Mara-s me emër, duke e bërë të qartë se ajo ishte “gruaja” për të cilën ai po fliste.

Çifti është njohur për herë të parë teksa punonin për filmin “Her”, ndërsa ata krijuan një lidhje në çift gjatë xhirimeve të filmit “Mary Magdalene” disa vite më vonë. Ata u fejuan në vitin 2019.

“Ajo është e vetmja vajzë që kam kërkuar ndonjëherë në internet,” tha Phoenix për Rooney-n në një intervistë për “Vanity Fair”. “Ne ishim thjesht miq, miq virtualë. Nuk e kisha bërë kurrë këtë. Nuk kam kërkuar kurrë një vajzë në internet.”

Njerëzit mendojnë se Joaquin Phoenix është martuar, por pse?FOTO: P&P / MEGA

Në vitin 2020, ata u bënë për herë të parë prindër të një djali, të cilit aktori i famshëm i vendosi emrin e vëllait të ndjerë, River Phoenix, që ndërroi jetë nga një mbidozë në moshën 23-vjeçare.

Çifti i njohur zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së dytë në shkurt të këtij viti, kur Rooney u shfaq me barkun e rrumbullakosur në edicionin e 74-ët të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Berlinale në Gjermani.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook