Lidhu me ne

Mix

Hipertensioni, 8 rregullat për një matje të saktë të presionit të gjakut.

Hipertansiyon Hakkında

Hipertensioni, 8 rregullat për një matje të saktë të presionit të gjakut.

Mungesa e shenjave t dukshme klinike fatkeqësisht po shton gjithnjë e më tepër numrin pacientëve që përballen me ndërlikime të rënda shëndetësore si pasojë e presionit të lartë të gjakut.

Përkundrejt shifrave të raportuara sot në “Ditën Botërore Hipertensionit”, bluzat e bardha apelojnë për matje të shpeshta të tensionit të gjakut, pasi në listën e të prekurve sëmundja po shfaqet edhe tek moshat 20-25 vjeçare, çka përbën një alarm më vete, pasi ndërlikimet e sëmundjes shoqërohen me shtimin e shkallës së vdekshmërisë, si pasojë e goditjeve në tru, apo dhe sëmundjeve të tjera koronare të zemrës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë që shfaqet tek njerëzit.

Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se tensioni i gjakut të tyre është i lartë.

Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme, për vlerësimin e presionit të gjakut në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të madh mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore. “Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni i njohur në gjuhën mjekësore, është faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, sëmundjet e veshkave dhe madje edhe sëmundjet e syrit.

Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.-Po çfarë është hipertensioni ?Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur.

Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arteriet për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i gjakut.

Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët, apo presioni diastolik, është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës.-Si duhet të jenë vlerat e tensionit ?

Në qoftë se arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për t’u shpërndarë gjak indeve, dhe presioni në arteriet ngjitet lart. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut.

Mbani këtë tension dhe kontrollojeni përsëri mbas një viti. Nëse tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90 mHg jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merrni menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës suaj të tilla si: “Ndalimi i pirjes së duhanit nëse jeni një duhanpirës; reduktimi i peshës së trupit tuaj në nivel të shëndetshëm; të jeni më aktivë; të përfshini në ushqyerjen tuaj më shumë perime dhe fruta, të zvogëloni sasinë e marrjes së kripës dhe të kufizoni sasinë e marrjes së yndyrës, me fjalë të tjera çdo ditë duhet të ushqehemi shëndetshëm; si dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut tek mjeku”.

Kur tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

-Parandalimi i hipertensionit.

Ndryshe nga dhimbjet e tjera, si ato të kokës, apo të trupit, në përgjithësi hipertensioni nuk ka simptoma, prandaj është quajtur edhe vrasës i heshtur.

Çdo njeri mund të bëjë diçka për të parandaluar dhe kontrolluar rritjen e presionit të gjakut, duke ndalur kështu edhe rrezikun e përballjes me hipertension.

Presioni i lartë i gjakut është njëkohësisht i parandalueshëm dhe i shërueshëm. Shumë njerëz me presion të lartë gjaku pyesin veten nëse mund të bëjnë diçka për të mbajtur nën kontroll apo dhe për ta ulur këtë presion të lartë, përveçse duke marrë ilaçet.

Në fakt ka disa ndryshime që një person mund të bëjë të cilat mund të ndikojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Tek kategori të caktuara pacientësh këto ndryshime të mënyrës së jetesës mund të zëvendësojnë fare mirë edhe medikamente, tek shumë të tjerë mund të reduktojnë dozën e ilaçeve që duhet të marrin.

Konkretisht disa nga ndryshimet e mënyrës së jetesës do të zvogëlojnë rrezikun për rritjen e tensionit të gjakut si dhe pakësojnë mundësitë që të prekeni nga një krizë në zemër apo një goditje në tru.

Është shumë e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen pasi ju të jeni konsultuar me mjekun tuaj personal që ndjek ecurinë tuaj shëndetësore.

-Matja e tensionit arterial.Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh.

Nëse jeni duke matur presionin e gjakut nga mjeku, infermieri apo në shtëpi duhet të ndiqni procedurat në vijim:

1)Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.

2)Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.

3)Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur me krahët e zhveshur e të mbështetur në nivelin e zemrës.

Këmbët duhet të jenë në dysheme.

4)Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.

5)Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.

6)Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.

7)Duhet të regjistrohen dy presionet e gjakut, të matura (sistoliku dhe diastoliku), si dhe krahu i përdorues gjatë matjes, Shfaqja e tingullit të parë përcakton presionin sistolik të gjakut, ndërsa zhdukja e tingullit, përcakton presionin diastolik të gjakut.

8)Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.Rreziku i presionit të lartë të gjakut pakësohet duke :*Reduktuar konsumin e kripës.*Konsumuar një dietë të ekuilibruar.*Duke shmangur përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të alkoolit.*Duke kryer rregullisht aktivitete fizik.*Mbajtur një peshë trupore të shëndetshme*Duke shmangur përdorimin e duhani.

Përhapja e sëmundjes sipas grupmoshave.Në vendin tonë hipertensioni shfaqet tek 36 për qind të grupmoshave mbi 25 vjeç.

Tek burrat kjo sëmundje është edhe më e shpeshtë, rreth 40 për qind e komplikacioneve shfaqen tek meshkujt e moshës 25 vjeç e sipër. Ndërsa tek gratë e grupmoshave mbi 25 vjeç sëmundja shfaqet në 32 për qind të rasteve.Sipas të dhënave të detajuara nga fondi i Sigurimeve Shëndetësore për periudhën janar-tetor 2013 hipertensioni ka zënë vendin e parë në numrin e pacientëve të trajtuar, si dhe numrin e recetave të lëshuara nga mjekët për ta.

Konkretisht nga hipertensioni gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 236,304 pacientë, si dhe janë lëshuar mbi 1.4 milion receta trajtimi për ta në të cilat përshkruhen dozat e ilaçeve që duhet të marrin për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Përqindja e presionit të lartë të gjakut rritet me moshën gjë që do të thotë se nëse presioni i lartë i gjakut te njerëzit e moshës 20-30 vjeç takohet tek 1 në dhjetë persona, tek personat e moshës 50 vjeç takohet tek 5 në dhjetë pacientë të kontrolluar.

Si shkak i ndërlikimeve të hipertensionit, shkaktohen 51 për qind e vdekjeve nëpërmjet goditjes në tru si dhe 45 për qind për shkak të rëndimit të sëmundjeve koronare të zemrës.

Mbi 50 për qind e pacientëve të prekur, nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje, ndërkohë që 75 për qind e atyre që e dinë, neglizhojnë ndjekjen e masave dhe kontrolleve specifike në parandalimin e ndërlikimeve që shfaq sëmundja.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook