Lidhu me ne

Mix

Lëngu i qepës kundër njollave të moshës, një mrekulli

Lëngu i qepës kundër njollave të moshës, një


Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë mundësi e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Ai është shumë i pasur me fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor. Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë.


Qepa/ Qepa përmban sulfur dhe acide të rëndësishme për lëkurën. Ekspertët këshillojnë prerjen e qepës në disa feta me të cilat mund të fërkoni zonat e njollosura. Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me lëng qepe me dy lugë gjelle me mjaltë. Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta. Kjo kurë duhet përdorur dy herë në ditë. Njollat e moshës mund të shfaqen në zonat e fytyrës, shpinës, qafës, kraharorit, shpatullave e duarve. Arsyeja kryesore e shfaqjes së tyre është kryesisht ekspozimi në diell.

Lëngu i Limonit/ Acidi citrik tek limoni ka efekt zbardhues dhe eliminon qelizat e vdekura. Ekspertët thonë se mund të fërkoni njollat e moshës me feta limoni dhe pas 30 minutash ta shpëlani lëkurën.

Uthulla e Mollës/ Këshillohet përzierja e uthullës së mollës me vaj ulliri dhe më pas aplikimi i saj në lëkurë çdo ditë. Pas 20 minutash mund ta shpëlani me ujë të vakët dhe do të vëreni se lëkura do të jetë e butë.

Rrika/ Rrika është e pasur me vitaminë C e cila ngadalëson prodhimin e melaninës që është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës. Ju mund ta grini një copë rrikë në rende dhe ta përzieni me çerek filxhani me uthull molle. Lërini përbërësit për 2 javë dhe më pas kullojeni lëngun. Me të mund të lyeni lëkurën tre herë në ditë për të paktën një muaj.

Kosi/ Kosi është i pasur me acid laktik i cili eliminon qelizat e vdekura të lëkurës. Kosin mund ta aplikoni direkt në lëkurë dhe pas 20 minutash ta shpëlani atë me ujë të ftohtë. Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me kos shtëpie me dy lugë gjelle me tërshërë pluhur dhe një lugë çaji me lëng limoni. Këtë maskën mund ta vendosni në lëkurë dhe ta mbani për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të ftohtë.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin...

Mix21 orë më herët

4 shenjat e horoskopit më me fat për stinën e Pranverës!

Këto katër shenja të horoskopit janë më të favorizuara nga yjet për stinën e pranverës, sipas astrologëve. Dashi Si shenjë...

Radar22 orë më herët

Ukraina është vetëm një pjesë e lojës së madhe të Donald Trump!

Shkruar nga Fredi Gray Zgjidhja e konfliktit më serioz në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, është preludi i...

Radar22 orë më herët

Pastrim i miliona eurove përmes falsifikimit të dokumenteve, Klodian Allajbeu del para gjykatës në Prishtinë. Akuzat e plota

Klodian Allajbeu dhe katër të tjerë kanë dale para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuar për pastrim parash përmes falsifikimit...

Mix23 orë më herët

Miley Cyrus paditet për ‘Flowers’ me pretendimin se kopjoi këngën e Bruno Mars

Ekipi ligjor i Miley Cyrus nuk arriti të rrëzonte një padi për të drejtën e autorit duke pretenduar se hiti...

Mix23 orë më herët

Rëndësia e hidratimit – Si ndryshon trupi kur pini ujë

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra...

Mix23 orë më herët

Lista me ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku...

Mix23 orë më herët

Sa shpesh duhet të hani nëse dëshironi të humbisni në peshë

Studimet kanë treguar se ndarja e ushqyerjes në tre vakte nuk është një term shumë i vjetëruar nëse misioni juaj...

Sport1 ditë më herët

Çmenduria e tifozit! Merr kredi për të parë ndeshjet e Kombëtares, zbulon shifrën që ka harxhuar

Dy kombëtaret, ajo e Shqipërisë dhe Anglisë do përplasen në ‘Wembley’ këtë të premte të 21 marsit në orën 20:45,...

Radar1 ditë më herët

Demokracitë në rrezik; si po lulëzojnë autokratët nën udhëheqjen e Donald Trump

Shkruar nga Ishaan TharoorTrump dhe Erdogan Politika autoritare po vjen gjithnjë e në rritje. Veprimet e Benjamin Netanyahut të Izraelit,...

Facebook