Kryesore
“Boll më se na lodhët”/ Brisida Shehaj i kundërpërgjigjet ambasadës së SHBA-së
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadës së SHBA-së për dhunën në Kuvend.
Shehaj ka ironizuar duke theksuar se ambasada nuk shqetësohet për shpopullimin e vendit, për inceneratorët, për dosjen “5D” apo vjedhjet që u bëhen shqiptarëve, por reagojnë për kaosin në Kuvend.
“Amaaaan na e kurseni…Po për shkatërrimin e demokracisë në këtë vend a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për shpopullimin e vendit a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për burgosjen e opozitës a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për vjedhjet galopante me inceneratorët dhe 5D a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po me vrasjen e shqiptarëve nëpër spitale a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për prokurorët e SPAK që marrin para për pronat e krimit të organizuar a jeni thellësisht të shqetësuar?
Boll më se na lodhët…”, shkruan Shehaj.