Lidhu me ne

Kioske

Kush na mund në këtë jetë dhe cila është mundja me e dhimbshme që mund të provojmë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kush na mund në këtë jetë dhe cila është mundja

Ajo të mund te gënjeshtra, tek intriga, tek abuzimi me mirësinë dhe miqësinë e tjetrit, kur ti i ke kryer këto me një tendencë sundimi apo përfitimi. Këto nuk riparohen, edhe pse të pamoralshimit e kësaj jete këtë e quajnë “sukses të jetës së tyre”.

Askush nuk na mund dot po të jemi të kujdesshëm në jetën tonë. Pakujdesia sjell mundje dhe mundim. ( Shikoheni gjuhën shqipe, ajo mundimin si koncept e sjell nga folja mund (dikë), apo unë mundem në këtë jetë (nga dikush.)

 Kujdesi dhe njohja e tjetrit, të jep mundësinë absolute që të mos jesh i mundur.

Por më e rëndë është kur ty të mund vetvetja.

Kjo nuk riparohet, se është një mundje e thellë për këdo.

Por, kur të mund vetvetja?

Ajo të mund te gënjeshtra, tek intriga, tek abuzimi me mirësinë dhe miqësinë e tjetrit, kur ti i ke kryer këto me një tendencë sundimi apo përfitimi. Këto nuk riparohen, edhe pse të pamoralshimit e kësaj jete këtë e quajnë “sukses të jetës së tyre”. Por, vjen një çast, që, edhe këta i pushton pendimi, dhe ky është një ndëshkim shpirtëror tepër i rëndë.

Por, unë fola për njeriun e moralshëm që mund të bëhet edhe viktimë e vetvetes. I pamoralshmi i kësaj jete nuk e ndien fare këtë. Imoraliteti, apo amoraliteti nuk ka lidhje me jetën e ndershme. Por, ajo jetë që është një akt apo një veprim i pamoralshëm, si rregull, pret një ndëshkim për atë që e ka kryer.

Koha është tëndja, por, atë,  në këtë qytetërim, duhet ta ruash dhe ta mbrosh që të mos jetë e prekshme as nga të tjerët, por as dhe nga ti vetë.

MË TEPËR

Mix36 minuta më herët

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Një studim i ri nga MIT Media Lab në bashkëpunim me kompaninë OpenAI zbulon pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar...

Kryesore2 orë më herët

SONDAZHI: Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave...

Radar2 orë më herët

Adriana Kalaja do të jetë ministre, nëse PD vjen në pushtet

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11...

Radar3 orë më herët

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta. E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as...

Radar4 orë më herët

Të shash Edi Ramën në Facebook – Kur mjafton dhe kaq për t’u bërë deputet

Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, prej më shumë se një muaji, tashmë partitë politike kanë nisur...

Mix1 ditë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix1 ditë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix1 ditë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix1 ditë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix1 ditë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Facebook