Lidhu me ne

Kryesore

Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?

Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht është ezaurim i një procedure konkrete. 
Drejtësia thotë se Salianji ka shpifur dhe ai dënohet. Dakord. Dhe ky vendim do të disiplinojë këtej e tutje lodrën publike të politikës, sidomos skriptet policore të saj. Por dënimi ka me vete komiken e vet. 

Në një mjedis kaq të ndotur dhe toksik, kur akuzat zyrtare hetojnë vjedhje miliardashe, shpifja e Salianjit është deri diku si ajo thirrja anonime “dëgjuam krisma” të cilat mandej dolën se nuk kishin qenë. Por edhe nëse kanë qenë, kanë qenë diku larg. 

Është dramatike të shohësh kryeministrin që celebron vendimin si mësim ndaj shpifësve, por harron të veprojë sa më shpejt ndaj dardharëvë të pafryrë të qeverisjes së vet, të cilët I ka shpallur të tillë po ai. Pse ai nuk bëri një padi apo kallëzim të vetën ndaj tyre? 
Pse nuk e padit z. Rama Arben Ahmetajn për shpifje? Që ta shihnim të gjithë se kazuai Salianji është parim. 
Ta luftosh korrupsionin me Etikë, patjetër që është ideale.

Por Etika në këtë rast sa vjen e ngjan si kërkesë për fitim kohe në gjykim të akteve kaq flagrante. P.sh vetëm kryeministrit nuk i duket alarmant dhe irritues fakti që jepen para nga buxheti për inceneratorin inekzistent të Tiranës. Dhe të gjithë duhet të presim që të hetohet. Por hetimi si nisi? Nga zhurma e Kazanit, apo jo? 
Ilir Beqja thoshte se avionët e drogës ishin mushkonja. Si rezultoi? 

Shpifja padyshim është akt i shëmtuar, sidomos kur vjen në familje. Por shpifja në politikën shqiptare është diçka që edhe kur provohet, nuk bind se sjell drejtësi. Thuhet se Erjon Veliaj e ka mbyllur çështjen e vet për inceneratorin e Tiranës dhe mund të mos merret i pandehur fare. Po çfarë drejtësie kumton ky akt? 

Situata paradoksale që shohim sot me një politikan që dënohet për shpifje ndaj një tjetër politikani( është fjala për Shën Fatmir Xhafën) simulon një premisë për sulm ndaj drejtësisë që po e dënon veten me mosbesim. 

Si vallë nuk ka një qartësi për hetimet ndaj aferave miliardashe? Po Olta Xhaçka që qëndron në Parlament? Po Ahmetaj? Po Veliaj? Lista është e gjatë dhe kështu ajo e ricilëson PD-në si opozitë duke ofruar të vetmen kauzë që i ka mbetur: drejtësia e re po burgos opozitën. Apo fraza tjetër: në burg shkon po të lëshoi Edi Rama! 
Salianji shkoi në burg se aq diti. Por shpifja e tij cila ishte? 

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook