Lidhu me ne

Mix

Dieta dhe Tiroidet

What Is a Modified Carnivore Diet? 4 Simple Diets to Try - Ancestral  Supplements

Dieta dhe Tiroidet

Përgjithësisht, nuk është e nevojshme të bëni ndryshime dietike për të ndaluar çrregullimet e tiroideve. Gjëndrat tiroide gjënden përreth laringut, poshte mollës së Adamit. Këto gjëndra në formë fluture prodhojnë dhe magazinojnë hormonet që kontrollojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit, ndërtimin e kockave dhe metabolizmin.

Trajtimet dhe medikamentet moderne i bëjnë shumicën e problemeve të tiroideve të trajtueshme, por ekziston konfuzion mbi rolin e dietës në parandalimin e trajtimin e sëmundjeve të tiroideve.

Çfarë mund të ndodh?

Nëse gjëndrat tiroide prodhojnë më shumë hormone seç duhet, mund të keni simptoma si humbje peshe të pashpjegueshme, presion të lartë të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, fryrje të syve, ankth, nervozizëm, probleme me gjumin, rënie të flokëve e djersitje të tepërt. Arsyeja më e zakonshme e hipertiroidizmit është sindroma Graves. Hipotiroidizmi është më i zakonshëm, veçanërisht tek gratë mbi 60 vjeç. Shkaktari më i zakonshëm është sëmundja autoimune e quajtur Hashimoto.

Hipotiroidizmi mund të shkaktohet edhe nga mosfunksionimi i gjëndrës së hipofizës, inflamacioni i gjëndrave tiroide dhe disa medikamente (si efekt anësor). Simptoma të tjera përfshijnë shtim në peshë, enjtje të qafës, ritëm të ulët të rrahjeve të zemrës, depresion, lodhje, ndenjë të ftohti, lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë. Dieta dhe Tiroidet Interneti është i tejmbushur me lista ushqimesh që duhen ngrënë ose shmangur (dhe suplemente që duhen marrë) në rast se doni të parandaloni ose keni probleme të tiroideve, le të shohim anën shkencore të disa prej pretendimeve më të njohura: Jodi: Trupi nuk mund të prodhoj hormone të tiroideve pa këtë element thelbësor. Mungesa e jodit mund të shkaktoj hipotiroidizëm. Në vende si SH.B.A, që në vitet 1920, është rekomanduar shtimi i jodit tek kripa e kuzhinës, duke eliminuar mangësinë e jodit në popullatë. Doza e rekomanduar ditore e jodit është rreth 150 mikrogramë (mcg).

Marrja e sasive më të larta se 1,100mcg jod në ditë për një kohë të gjatë nuk është e sigurtë dhe mund të shkaktoj hipotiroidizëm. Për ta evituar mangësinë e jodit në trup këshillohet përdorimi i kripës së jodizuar në gatim. Seleni: Mungesa e selenit në trup mund të shkaktoj çrregullim të funksionit të tiroideve, por ajo është e rrallë. Sasia e rekomanduar ditore e selenit është rreth 55mcg, dozë e cila përmbushet lehtë. Marrja e më shumë se 400mcg konsiderohet jo e sigurtë.

Ngrënia e shpeshtë e arrave të Brazilit mund të çoj në toksicitet, por është përgjithësisht e vështirë të teprohet me këtë element përveçse kur merren suplemente. Isoflavonet: Shumë është shkruar mbi aftësinë e isoflavonëve për të penguar prodhimin e hormoneve të tiroideve, por një hulumtim i vitit 2021 nuk gjeti prova për të konfirmuar këtë pretendim. Nuk ka asnjë arsye se përse të evitoni produktet e sojës nëse vuani nga hipotiroidizmi, përveçse kur një mjek jua këshillon. Gluteni: Sëmundja e celiakisë është më e zakonshme tek personat që kanë sëmundje autoimune të tiroideve sesa tek të tjerët. Sidoqoftë, studimet nuk e mbështesin idenë e evitimit të glutenit për të parandaluar ose trajtuar çrregullimet e tiroideve. Çfarë të bëni? Një studim i kohëve të fundit, tregoj se personat me sëmundjen Hashimoto raportuan një dietë me përmbajtje të lartë të ushqimeve me burim nga kafshët, ndërkohë që personat që nuk kishin probleme të tiroideve raportuan më së shumti një dietë me përmbajtje të lartë të ushqimeve me bazë bimore.

Një dietë me bazë bimore është, si pasojë, një zgjedhje më e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe atë të tiroideve.

Hormonet e tiroideve nuk duhen marrë në të njëjtën kohë me suplementet e kalciumit dhe hekurit, apo me disa lloje medikamentesh (mbi të cilat ju këshillon farmacisti ose mjeku juaj Nga ana dietike, e vetmja gjë që duhet të shmangni është ngrënia e tepërt e algave të detit (të cilat përmbajnë sasi të lartë të jodit) dhe arrat e Brazilit. Përveç kësaj, nuk këshillohet ndonjë ndryshim dietik për të parandaluar ose trajtuar sëmundjet e tiroideve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Filmi i ri “Mission Impossible The Final Reckoning” do të zgjasë 3 orë

Filmi i shumëpritur “Mission: Impossible.The Final Reckoning “, pritet të jetë një spektakël kinematografik që zgjat 2 orë e 51...

Mix3 orë më herët

FOTO / Dasma madhështore e Mbretit Zog!

Më 27 prill 1938 Mbreti Zog i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën me mbretëreshën Geraldinë, përmes një dasme madhështore...

Kryesore4 orë më herët

Rama nga Vlora: Çudi ku i gjeti Berisha 6 milionë euro për të hequr non-gratan, Luli u bë leckë për 500 mijë

Kryeministri Rama ceku çështjen e lobimit të PD-së në SHBA teksa tha bëhet fjalë për një shumë të madhe dhe...

Mix4 orë më herët

Këto 3 shenja të horoskopit nuk e pranojnë kurrë se janë gabim

Do ta kuptoni menjëherë se çfarë nënkuptojmë nëse keni pasur ndonjëherë një debat me dikë dhe keni ndjerë sikur po...

Aktualitet5 orë më herët

I riu Murat Dani, nga universitetet angleze per t’u shërbyer me modesti banorëve të Bulqizës

Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për energji të re dhe ide të freskëta, Murat...

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Facebook