Lidhu me ne

Mix

VERË E KUQE APO E BARDHË?

Light Bodied Red Wine – The UKs leading retailer of Riedel Wine Glasses

VERË E KUQE APO E BARDHË?

Pirja e verës së kuqe në sasi të moderuar mund të reduktoj një ndër faktorët e rrezikut të kancerit të gjirit, duke mundësuar një armë të natyrore mbi një ndër shkaktarët kryesor të vdekshmërisë tek gratë.

Këto janë gjetjet e një studimi të kohëve të fundit që sfidon atë çka përgjithësisht dihet mbi efektin e konsumit të alkoolit dhe ndikimit të këtij të fundit tek kanceri i gjirit. Mjekët prej shumë kohësh kanë vënë në dukje se akooli rrit nivelet e estrogjenit në trup, i cili nxit rritjen e qelizave kancerogjene.

Studimi të cilit i referohemi në këtë artikull vuri re se lëndët kimike që gjenden tek lëkura e farat e rrushit të kuq ulin lehtë nivelet e estrogjenit e rrisin ato të testosteronit tek gratë në perimenopauzë që konsumuan rreth 250ml verë të kuqe çdo mbrëmje për një muaj. I njëjti efekt nuk u vu re me konsumin e verës së bardhë. Gjetjet e këtij studimi janë inkurajuese për gratë që konsumojnë herë pas here alkool, të cilat munden në këtë mënyrë të rivlerësojnë zgjedhjet e tyre.

Kështu që, nëse ju është bërë zakon të konsumoni një gotë verë me vaktin e darkës mund të konsideroni pirjen e verës së kuqe si një zgjedhje më të zgjuar. Në këtë mënyrë mund të ndikoni edhe tek rreziku ndaj kancerit të gjirit. Studimi i kryer nga Fondacioni për Zemrën Cedars-Sinai, u kërkoj 36 grave në mënyrë të rastësishme të konsumonin verë të kuqe Cabernet Sauvignon ose verë të bardhë Chardonnay çdo ditë për një muaj e më pas u kërkoj të konsumonin të kundërtën. Grave ju morr gjak dy herë për secilin muaj për të matur nivelet hormonale.

Me anë të kësaj praktike, hulumtuesit kërkuan të përcaktonin nëse vera e kuqe imiton efektin e inhibitorëve të aromatazës, të cilët luajnë një rol kyç në menaxhimin e niveleve të estrogjenit. Inhibitorët e aromatazës përdoren aktualisht për trajtimin e kancerit të gjirit. Studiuesit panë se ndryshimet hormonale sugjerojnë se vera e kuqe mund të ndaloj rritjen e qelizave kancerogjene.

Gjithsesi, përfundimet e këtij studimi nuk tregojnë se vera e bardhë e rrit rrezikun ndaj kancerit të gjirit, por se rrushi i përdorur në prodhimin e tij mund të mos ketë të njëjtit element mbrojtës të gjendur tek rrushi i kuq. Lëndët kimike tek lëkura dhe farat e rrushit të kuq, të cilat nuk gjenden tek ai i bardhë, mund të ulin rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Pavarësisht gjetjeve të këtij studimi është i nevojshëm hulumtimi në grupe më të mëdha për të testuar më mirë sigurinë dhe efikasitetin e verës së kuqe në parandalimin e kancerit të gjirit. Të dhënat epidemiologjike të viteve të fundit tregojnë se edhe sasi të moderuara të alkoolit e rrisin këtë rrezik. Deri sa studime të tilla të kryhen, nuk rekomandohet që personat që nuk e konsumojnë fare alkoolin të nisin konsumin e verës së kuqe.

Si përfundim: Ky është një studim me bazë jo të gjerë. Nëse ju pëlqen konsumi i verës me vaktin e darkës, nuk është e nevojshme të hiqni dorë. Ky studim mund të shihet si një arsye më shumë për të zgjedhur verën e kuqe atëherë kur keni ndërmend të pini. Gjithashtu, nuk këshillohet fillimi i konsumit të alkoolit nëse nuk e preferoni

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook