Lidhu me ne

Radar

Edith Bruck: Izralitë, shkaku i luftës është Netanyahu dhe ne duhet ta ndalim!

Shkruar nga Antonello Caporale

Intervista/ Edith Bruck: Izralitë, shkaku i luftës është

Unë besoj se Izraeli është i vendosur të vazhdojë me doktrinën e ligë të luftës së përhershme. Po ashtu, mendoj se shumica e izraelitëve, pra njerëzit e thjeshtë, refuzojnë t’u japin hapësirë ​​vetëm bombave.

“Ju hebrenjtë! Edhe ju përdorni shumësin kur na drejtohemi? Fakti është se sot ne hebrenjtë e kemi humbur identitetin, narrativën, reputacionin, kujtesën, madje kemi humbur edhe ndjenjën e masës. Kjo katastrofë e përditshme është bërë e padurueshme”. Kështu shprehet në një interviste për “Il Fatto Quoditiano”, 93-vjeçarja Edith Bruck, shkrimtare, regjisore dhe e mbijetuar e Holokaustit me origjinë hungareze.

Ajo ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Itali, ndërsa veprat e saj janë botuar në disa gjuhë. Pavarësisht situatës dramatike në rajon, Bruck shprehet e bindur se jo përmes forcës së Izraelit, por vetëm krijimi i një shteti të pavarur palestinez, mund të garantojë një paqe afatgjatë në Lindjen e Mesme.Intervista/ Edith Bruck: Izralitë, shkaku i luftës ështëEdith Bruck

Çdo kritikë ndaj Izraelit, madje edhe më e bazuara në fakte dhe më e matura, cilësohet shpeshherë si antisemite…

Nuk do ta dëgjoni kurrë nga unë këtë frazë, ashtu siç jam gati të pranoj se Netanyahu është turpi i vërtetë, laku rreth qafës së Izraelit, njeriu që po e largon paqen nga ajo tokë. Ai po e njollos atë me gjak, po e vazhdon luftën nën efektin e një neuroze të përditshme. Unë e kundërshtoj më forcë politikën e kësaj qeverie, ashtu si shumica e izraelitëve.

Keni frikë se mos akuzoheni si ekstremiste, pra si ata që përpiqen të shmangin paqen dhe jo luftën?

Një ditë Calvino erdhi për një vizitë në shtëpi dhe më tha:Ah ju hebrenjtë! Iu përgjigja me gjakftohtësi:Italo, po ti kush je? Ka një gjykim kolektiv shpeshherë përçmues për njerëzit. Kjo është ajo që të ofendon. Një hebre i pasur, nuk nënkupton që çdo hebre është i pasur. Nëse personi në fjalë është grabitqar, askush nuk lejohet të mendojë që ne jemi njerëzit e Rasputinit.

A mendoni se të drejtuarit me “ju” bart një ngarkesë raciste?

Edhe bashkëshorti im më tha një ditë:Ju hebrenjtë! Racizmi nuk gjendet brenda gjuhës, por shpirtit, ndërgjegjes kolektive. Dhe kjo është drama e vërtetë.

A keni lexuar mbi ngjarjet e fundit të përgjakshme në Liban?

E përbindshme! Përdorimi i radiomarrëseve të ngarkuar me eksploziv për të kryer një masakër, është sinqerisht një akt barbar.

Thuhet se autor është Izraeli…

Izraeli thotë që jo.

Të gjitha dyshimet të çojnë tek Mossadi, shërbimi sekret i Tel Avivit…

Izraeli e ka problemin kryeson me Netanyahun. Ai e nxit luftën, pasi është mënyra e tij e vetme për të qëndruar në pushtet. Për të, qëndrimi në karrige do të thotë edhe distancim nga gjyqet ndaj tij.

A mos çështja personale e kryeministrit, e ndarë nga ekipi i tij qeveritar, shndërrohet në bombën, përmes të cilës shpërtheu konflikti me palestinezët?

Mendoj se po. Qeveria e Izraelit duket se nuk ka asnjë shans tjetër, por edhe asnjë interes tjetër përveç vazhdimit të luftës së pafundme me palestinezët.

Hamasi është autori i masakrës së 7 tetorit 2023 ndaj civilëve izraelitë. Një akt barbar, çnjerëzor. Por përgjigja e Izraelit është po aq e tmerrshme:Gaza e rrafshuar, e pushtuar, 40 mijë palestinezë të vdekur. A nuk mendoni se Izraeli po shkon shumë larg?

Unë besoj se Izraeli është i vendosur të vazhdojë me doktrinën e ligë të luftës së përhershme. Po ashtu, mendoj se shumica e izraelitëve, pra njerëzit e thjeshtë, refuzojnë t’u japin hapësirë ​​vetëm bombave. Sepse bombat prodhojnë më shumë bomba.

A ka ndonjë mënyrë për të pasur paqe midis dy popujve?

Po, ka një mënyrë:t’u jepet palestinezëve një shtet, një tokë ku të ngrenë flamurin e tyre. Vetëm kështu do të ketë paqe.

Ideja juaj nuk ka shumë shanse të ketë sukses. Sa kohë keni që nuk shkoni në Izrael?

Prej 40 vitesh. Aty lashë një nip që më flet vazhdimisht për neurozën kolektive, për faktin që nuk jetojnë më, por vrapojnë nga një strehë në tjetrën, nga një krizë në tjetrën, nga një alarm në tjetrin. Ata janë një popull që kanë rënë pre e frikës, një popull neurotik, dhe pasojat nuk mund të ishin ndryshe. Kur gjykohet situata aktuale, duhet të merret parasysh edhe kjo.

Ju ikët nga Izraeli për të shmangur shërbimin ushtarak…

A mund të pranojnë të veshin uniformë ushtarake, ata që kanë përjetuar kampet e përqendrimit? U largova, erdha në Napoli pasi u martova me një marinar vetëm për të marrë nënshtetësinë italiane. Në Napoli ndesha shikime miqësore dhe buzëqeshje nga njerëz të panjohur, që më bënë të ndihesha menjëherë si në shtëpinë time. Atëherë e kuptova që Italia do të ishte vendi im. Isha e lumtur dhe me fat.

Si ka ndryshuar Italia që nga ajo kohë?

Ishte e buzëqeshur, më pas u bë e zymtë. Ishte bujare, tani është egoiste. Italia ka pasur gjithashtu regres edhe në sjellje, në qëndrimin e saj kolektiv. Nuk është rastësi që sot e drejton një grua nga e djathta ekstreme, dhe nuk është rastësi që pjesë e qeverisë është një politikan si Salvini.

Ndjeni keqardhje për këtë?

Mjerisht po. Italia ka ndryshuar për keq. Dhe kjo duket hapur!

Nga “Il Fatto Quotidiano”

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook