Lidhu me ne

Mix

Imane Khelif pritet si divë në Javën e Modës në Milano

imane khelif

Këmishë e verdhë, pantallona lëkure të zeza, flokë me xhel dhe aksesorë floriri. Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, u shfaq plot shkëlqim, si një divë e vërtetë, në Javën e Modës në Milano.

Kampionia e boksit ishte e ftuar në shfaqjen e Bottega Veneta dhe pranë saj ishin ulur disa persona të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja hollivudiane, Julianne Moore.

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it

Imane u prit si yll nga fansa: autografe për të gjithë dhe buzëqeshje të mëdha. Të njëjtat ajo i ka treguar edhe në postimet dhe videot e saj të publikuara në Tik Tok dhe Instagram me të mbërritur në kryeqytetin e modës.

Imane Khelif sbarca a Milano (sulle note di Toto Cotugno). Sfilerà alla  Fashion Week? - Open

Gjatë përvojës në Olimpiadë, boksierja algjeriane ishte në qendër të një sensacioni mediatik ndërkombëtar që e vuri në provë. Ajo ishte “akuzuar” nga eksponentë të ndryshëm të botës së sportit dhe politikës për shkelje të rregullave për të përfituar, (sidomos) në ndeshjen me atleten italiane Angela Carini në fazën e 16-ave të peshës së lehtë për femra në Lojërat e Parisit.

Imane Khelif a Milano per la Fashion Week: i fan cantano alla campionessa  di pugliato "Sei bellissima"

Disa politikanë italianë e identifikuan Khelif si një “grua trans”, duke përhapur lajmin e rremë se asaj i ishte përcaktuar seksi mashkull në lindje dhe më pas kishte kaluar në tranzicion. Më pas pati shumë lajme kontradiktore dhe polemika për kampionen.

Imane Khelif, megjithatë, asnjëherë nuk e ka përcaktuar veten si interseks. Në fakt, atletja e lindur në vitin 1999 ka konkurruar gjithmonë në garat e femrave dhe gjithmonë e ka identifikuar veten si femër, siç duket edhe nga dokumentet e saj të lindjes.

Dhe, siç pranoi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, “Imane është një grua dhe ka garuar për 6 vjet në nivel ndërkombëtar”. 

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport3 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix3 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport3 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet3 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar3 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore3 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix4 ditë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix4 ditë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Facebook