Lidhu me ne

Radar

Studimi i ri thotë se ka gjetur burimin e Covid-19

Pandemia globale e koronavirusit “me shumë gjasa” ka origjinën nga një cep ekzotik i kafshëve të egra në një treg në qytetin kinez të Wuhan, sugjeron një studim i ri. Përhapja e Covid-19 u zbulua për herë të parë në tregun me shumicë të ushqimeve të detit Huanan në dhjetor 2019.

Sipas autorëve të një punimi të botuar të enjten në “Cell”, një revistë shkencore amerikane e rishikuar nga kolegët, kafshët që janë “pritëse të ndërmjetme të besueshme” të SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, ishin të pranishme në vendin brenda tregut me të cilin u lidhën rastet e para të sëmundjes.

Hulumtimi u përqendrua në mostrat e mbledhura nga shkencëtarët kinezë në janar 2020 nga kanalet e kanalizimeve, kafazet dhe dyshemeja në cepin jugperëndimor të tregut, ku dihej se kafshët e egra shiteshin.

Ndër speciet, ADN-ja e të cilëve u zbulua ishin rakunet, civeti, miu i bambusë, iriq Amur, derri malajas, baldosa dhe marmota e Himalajeve.

Rakunët dihet se janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve Covid-19 dhe janë në gjendje të transmetojnë virusin, vunë në dukje autorët.

“Dëshmi të gjera epidemiologjike mbështesin pikën e shitjes së kafshëve të egra në tregun Huanan si kanali më i mundshëm për origjinën e pandemisë COVID-19,” thuhej në raport.

Sipas autorëve, kafshët e infektuara me SARS-CoV-2 mund të jenë sjellë në treg dhe virusi më pas ka kaluar te njerëzit.

“Origjina më e mundshme e kësaj pandemie është ajo për të cilën ne kemi qenë gjithmonë të shqetësuar.” – tha bashkë autori Michael Worobey, i cili është kreu i Departamentit të Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare në Universitetin e Arizonës.

Kritikët e studimit kanë theksuar megjithatë, se mostrat nuk ishin përfaqësuese pasi ato ishin marrë nga një seksion specifik i tregut.

Pasi u zbulua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019, virusi SARS-CoV-2 u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të karakterizojë shpërthimin e Covid-19 si një pandemi më 11 mars 2020.

Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit në mbarë botën deri më tani, sipas OBSH-së.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook