Lidhu me ne

Kritike

Një turp që do ta shoqërojë gjatë Komunitetin e Bektashinjve

Ideja e një shteti për Bektashinjtë, nëse do të ishte një artikull i një gazete, do të meritonte të mbetje siç edhe ka gjasa të jetë: një provokim tipik politik. Por titullari i Urdhërit Bektashi, i ashtuquajturi Baba Mondi, ka dalë në vetë të parë në Report Tv për të sqaruar atë që I kanë thënë të thotë:

Ndërsa ne po bëhemi vërtet një shtet sovran, fokusi ynë është tërësisht shpirtëror, jo politik. Sovraniteti i dhënë Urdhrit Bektashi ka të bëjë me ruajtjen e pavarësisë sonë për të përmbushur misionin tonë për të promovuar paqen, tolerancën dhe dialogun. Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare…

Qeveria shqiptare e kupton nevojën kritike për të mbrojtur zërat e moderuar fetarë. Me sovranitet, ne mund të udhëheqim me shembull, duke treguar se besimi mund të jetë një mjet i fuqishëm për paqen në botën moderne. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj tolerancës fetare, por edhe një hap jetik drejt stabilitetit dhe harmonisë globale

ka thënë ndër të tjera ai.

Ky individ që ka veshur një kostum kleriku ka me vite të tëra që shihet si dekor krah Kryeministrit të vendit. Ai së bashku me klerikë të religjioneve të tjera nuk kanë shprehur asnjë ankesë deri më tani, veç asaj për pronat. Atëherë: nga çfarë kërcënohet liria e këtij? E urdhërit që përfaqëson? Kush po ja cenon këtij pavarësinë? Për çfarë po flet ky njeri që me këtë që po bën po ekzekuton vetë UIrdhërin që merr këtu rolin e një lënde të parë për nevoja të politikës?

Kush i ka kënduar këtij në vesh të deklarojë madje se:

Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj tolerancës fetare, por edhe një hap jetik drejt stabilitetit dhe harmonisë globale

A e di ky zotëri përçmimin që Edi Rama ka për myslimanët shqiptarë në përgjithësi?

Veprimi në këtë formë i politikës në domenin fetar, provon se aktualisht në Shqipëri nuk ka më mjedis publik ku flitet dhe diskutohet për tema që shqetësojnë njerëzit. Se në këtë vend ka një pronar që është Edi Rama i cili po fut duart edhe aty ku nuk do të duhej, duke synuar gjëra që vetëm qetësi nuk sjellin.

Është për të ardhur keq që një komunitet fetar përdoret në këtë farë mënyre, duke patur parasysh historikun e tij dhe atë që ka dhënë për vendin. Është një turp që do ta shoqërojë gjatë Urdhërin, që po përdoret në një mënyrë të paprecedentë dhe sidomos për këtë titullar që nuk duket se është shumë i kthjellët për atë që po thotë. Dhe po bën.

Shteti shqiptar e ka përmbushur detyrimin e vet historik ndaj Urdhërit qëkurse pranoi zhvendosjen e tij në Shqipëri në vitet ’20 dhe me mbështetjen që i dha.  

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook