Lidhu me ne

Mix

Si të jesh një mike më e mirë?

How To Make New Girl Friends | Glamour

Të jesh një mike e vërtetë nuk është e lehtë dhe shpesh ndodh të lëndoni ndokënd pa e kuptuar. Ja disa këshilla që ju ndihmojnë se si të jesh një mike më e mirë…

Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht  femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të shprehen te mikesha e zemrës për çdo gjë që i shqetëson. Edhe pse nuk ka rregulla të përgjithshme, ne kemi përzgjedhur ka disa sugjerime ku duhet të referoheni për të qenë një mikeshë sa më e pranishme dhe korrekte të jetë e mundur. Ndiqni sugjerimet tona…

Mos fol vetëm për veten

Ndoshta është një këshillë banale, por nuk do ta besonit se sa shpesh ndodh që një mikeshë të monopolizojë bashkëbisedimin (pa vetëdije ndoshta) duke folur vetëm për gjërat e saj. T’i tregosh gjithçka një mikeshe është mirë, por jini të kujdesshme që të mos e ekzagjeroni dhe të mos flisni ju më shumë se mikja juaj.

Mos jini xheloze

Xhelozia në miqësi është e shpeshtë po aq sa dhe në dashuri dhe është njësoj e dëmshme. Mos u ndjeni keq dhe e lënë pas dore nëse mikja juaj e ngushtë del dhe takon të tjerë njerëz. Marrëdhënia juaj është dhe do të mbetet gjithmonë diçka e veçantë ndaj mos e bëni më kot të ndihet në faj.

Mos e lini pas dore

Është mirë që mos t’i ngjiteni si rrodhe mikeshës suaj. Megjithatë edhe ta lini pas dore është shumë e gabuar. Një telefonatë apo një mesazh një herë në dy-tri ditë janë gjeste të vogla, të cilat e bëjnë të kuptojë se ju jeni gjithmonë e pranishme në jetën e saj, edhe pse nuk takoheni aq shpesh sa do të dëshironit.

Mos e kritikoni partnerin e saj

Në qoftë se nuk ju ‘sulmon’ ai i pari, mos jini ju ajo që kritikoni partnerin e shoqes suaj. Nuk do bëni gjë tjetër veçse do ta vini në një situatë të sikletshme dhe do ta mërzisni.

Ruani pavarësinë

Të bashkëndani gjithçka me mikeshën tuaj është një gjë shumë e bukur por është e rëndësishme të ruani pavarësinë tuaj, pasi do rrezikoni të dukeni kopja e njëra-tjetrës.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook