Lidhu me ne

Kioske

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

është akt i menduar mirë për të përçuar mesazhin se, po, vetëm njerëz të tillë, që adhurojnë liderin, që nuk mendojnë por recitojnë, bëjnë përpara.

Nga Armand Shkullaku

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallëse në rrjet, që shpërtheu pas daljes në publik të atyre që u prezantuan si “rising stars” të Partisë Socialiste, duke emëruar më të spikaturën prej tyre, zonjën Ilva Gjuzi si zëvendës ministre të Turizmit. Kryeministri ka dashur të sfidojë kështu mbarë opinionin, i cili mbeti me gojë hapur disa ditë më parë, kur “yjet e reja” të Rilindjes deklaruan pak a shumë se Edi Rama ka vetëm një të metë: është më i mirë seç duhet.

Çdo drejtues i një force politike, aq më shumë i një shteti, do të ulte kokën dhe do të skuqej përballë një deformimi të tillë të gjeneratës së re. Madje, me rreth 25 vite në pushtet, do të ndihej përgjegjës për modelin që ka projektuar dhe promovuar si “elitën” e ardhshme të vendit. Mirëpo Edi Rama bëri pikërisht të kundërtën: Sa më i deformuar, sa më servil, sa më patetik e qesharak në venerimin e liderit, aq më shpejt i kap majat e pushtetit. E para prej tyre, dje u bë numri dy i sektorit të shpallur si strategjik nga udhëheqësi, turizmit.

Prezantimi katastrofik i “yjeve” të Rilindjes, provokoi një diskutim dhe reagim shoqëror, i cili u përqëndrua kryesisht dhe pa të drejtë tek tre të rinjtë si simbol i një brezi të përçudnuar nga pushteti ndërkohë që duhet të ishte shpirti i lirë i ndryshimit të realitetit. Sulmet dhe talljet ndaj tyre ishin shproporcionale, memet dhe humori në mjaft raste u bënë denigruese, duke dëshmuar kështu edhe një herë tjetër handikapin e madh të shoqërisë sonë, që merret me shfaqjen dhe refuzon të shikojë thelbin e fenomenit.

Gjëja më e lehtë është shënjestrimi i dikujt që dobësinë apo deformimin e pësuar e shfaq publikisht. Pra në këtë rast, i gjithë mllefi i shoqërisë derdhet tek tre personazhe të rinj, që nga shpresë janë shndërruar në fshesë të së ardhmes, dhe jo tek inxhinieri pervers që, për më shumë se një dekadë, ka ndërtuar një fabrikë ku mendja dhe dinjiteti janë asgjesuar nga prodhimi në masë i servilizmit dhe debilitetit. Eshtë pikërisht modeli që ka instaluar Edi Rama dhe propaganda e shfrenuar që e lartëson atë, të cilat kushtëzojnë çdo prurje të re tek partia në pushtet.

Përveçse i padrejtë, mllefi i shfrenuar ndaj “yjeve” të Rilindjes, është edhe hipokrit. Sa janë shtuar sot njerëzit që nuk preferojnë të ngrenë zërin, por të pranojnë me kokën ulur çdo padrejtësi? Sa prindër i këshillojnë fëmijët e tyre të pajtohen me realitetin, të futen në parti e t’i bëjnë like shefit të madh, si e vetmja mundësi për të kapur një vend pune? Në një mjedis të tillë, është shumë e lehtë të peshkosh gjuza apo kaçe, që shërbejnë për të përtërirë gjakun e prishur të Edi Ramës.

Duke u ndalur tek faktorët e këtij deformimi të gjeneratës së re, që janë modeli i imponuar nga pushteti dhe rezistenca e dobët e shoqërisë, shfaqja e tre personazheve të PS ka vlerë vetëm si tregues se në ç’nivel kemi rënë. Ndërsa reagimi i kryeministrit, pas kësaj shfaqjeje, ka vlerë për të kuptuar si kemi ardhur deri këtu dhe çfarë do të jetë “Shqipëria 2030” në projektin e Edi Ramës.

Emërimi zëvendësministër i dikujt, pas një performance veleritëse servilizmi dhe boshësie, nuk është thjesht trilli i një mendjeje të sëmurë. Por është akt i menduar mirë për të përçuar mesazhin se, po, vetëm njerëz të tillë, që adhurojnë liderin, që nuk mendojnë por recitojnë, bëjnë përpara. Dekreti i Ramës është koncentrat i viteve të tëra propagandë që më në fund po jep frytet e veta. Një shpëlarje masive trush, ku sa më mirë ta kesh kryer procesin, aq më lart ngrihesh dhe aq më pranë udhëheqsit frymon. Nuk do të jetë çudi kur një ditë, Njeriu i Ri i Rilindjes, do të ketë vetëm një fjalë për Edi Ramën: marrtë nga ditët tona!

/Lapsi.al

MË TEPËR

Mix46 minuta më herët

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Një studim i ri nga MIT Media Lab në bashkëpunim me kompaninë OpenAI zbulon pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar...

Kryesore2 orë më herët

SONDAZHI: Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave...

Radar2 orë më herët

Adriana Kalaja do të jetë ministre, nëse PD vjen në pushtet

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11...

Radar3 orë më herët

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta. E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as...

Radar4 orë më herët

Të shash Edi Ramën në Facebook – Kur mjafton dhe kaq për t’u bërë deputet

Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, prej më shumë se një muaji, tashmë partitë politike kanë nisur...

Mix1 ditë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix1 ditë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix1 ditë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix1 ditë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix1 ditë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Facebook