Lidhu me ne

Radar

Harrojeni luftën në Ukrainë, riviera franceze është parajsa e oligarkëve rusë



Jahti i miliarderit rus Roman Abramovich më 6 korrik 2013 në Villefrance-sur-Mer, rivierën franceze

Në vitet e kaluara, nëse doje të dalloje një oligark rus, drejtoheshe në juglindje të Francës. Edhe tani, me luftën ende të ndezur në Ukrainë, jo vetëm që nuk ka ndryshuar asgjë, por numri i tyre është shtuar.

“Ka kaluar kohë që nuk e kemi parë Roman Abramovich,” tha një punonjës në “Le Rocher”, një restorant i mrekullueshëm në Antibes, ku ish-pronari i Chelsea FC shihej shpesh me truprojat e tij derisa autoritetet franceze sekuestruan rezidencën e tij në prill 2022.

“Por edhe nëse do shihej këtu, nuk do t’jua thoja,” shtoi duke qeshur punonjësi i restorantit, i cili nuk pranoi të jepte emrin.

Në letër, miqtë më me fat të Vladimir Putin-it nuk gjenden askund në Evropë. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, BE-ja ka miratuar ligje për ndalimin e rusëve të njohur nga qarqet e biznesit, ngrirjen e aseteve financiare, sekuestrimin e vilave dhe konfiskimin e jahteve.

Por nëse pyesni menaxherët e hoteleve, restoranteve dhe njerëzit që japin me qira varka e jahte në bregdetin e Cote d’Azur dhe ata do të thonë se rusët po vijnë ende. Ka një sistem të mirëvendosur këtu për rusët e pasur që të ruajnë stilin e tyre të jetesës dhe të shmangin pasojat e luftës, thanë ata për POLITICO. Dhe rreth 30,000 njerëz që flasin rusisht jetojnë në Villefranche, Antibes, Kanë, St. Tropez dhe Monako.

Kjo është të paktën pjesërisht për shkak të vështirësive rreth regjimit të sanksioneve. Franca ka ngrirë rreth 50 prona që u përkasin rusëve të vendosur nën regjimin e sanksioneve të BE-së dhe shumica e tyre ndodhen në Rivierën Franceze.

Në prill, dy rusë të njohur – Mikhail Fridman dhe Piotr Aven – kundërshtuan vendimin e BE-së për t’i vendosur ata në listat e sanksioneve dhe fituan, një hap drejt rikthimit të të drejtave të vilës së tyre në St. Tropez dhe rezidencës së tyre në La Turbie, përkatësisht. (Nëse një vilë a pronë është sekuestruar nga autoritetet, kjo nuk e ndalon pronarin që ta mirëmbajë atë ose të ftojë mysafirët të qëndrojnë. E vetmja gjë që ata nuk mund të bëjnë është ta shesin atë.)

Ndërsa shoqatat ligjore dhe pronarët e pronave kanë sfiduar rregullat përpara gjykatës më të lartë të BE-së, autoritetet gjyqësore lokale po luftojnë për të përballuar rregullat gjithnjë në ndryshim.

“Shumicën e kohës, është kaq e ndërlikuar të kuptosh se kush qëndron pas atyre kompanive, trusteve ose fondacioneve sa e vetmja mënyrë për të marrë një provë përfundimtare është të bastisësh këto shtëpi në kërkim të provave më të qarta,” tha një prokuror në jug të Francës, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ministria franceze e Financave, e ngarkuar me zbatimin e sanksioneve përmes një grupi pune të dedikuar, refuzoi të komentojë.

Dhe ndërsa ka pasur paketa të shumta sanksionesh, disa politikanë vënë në dyshim efektivitetin e tyre.

Supermarketi “Moska” në Antibes

“Ne po hyjmë në një epokë të industrializimit të sanksioneve dhe BE-ja nuk është ndërtuar për këtë qëllim, nuk është në ADN-në tonë”, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë franceze të Financave që punoi për zbatimin e sanksioneve. Atij iu dha anonimiteti për të folur për shkak të natyrës së ndjeshme të punës së tij.

“Normat që po ndërtojmë këtu nuk janë mjaft të forta,” shtoi zyrtari.

Gjithçka rrotullohet rreth parave

Cote d’Azur ka mbetur një destinacion kryesor për rusët e pasur, sepse i ka mirëpritur paratë e tyre duke mbyllur një sy ndaj burimit të të ardhurave, tha Éric de Montgolfier, një ish-prokuror shtetëror i Nisës.

“Ky rajon rrotullohet rreth parave të të tjerëve, ishte toka e fshatarëve përpara se turistët e pasur të vendoseshin këtu,” tha de Montgolfier. Zona është helmuar nga korrupsioni në të gjitha nivelet, shtoi ai.

“Të gjithë e dinë se paratë nuk kanë erë, kështu që për sa kohë rusët kanë mençurinë për të qëndruar të matur, ata nuk kanë asgjë për t’u frikësuar kur ndodhen në Rivierë.”

Kryetari konservator i Antibes, Jean Leonetti, ishte i të njëjtit mendim.

Suvenire në supermarketin “Moska”

“Jeta në Cap d’Antibes është diskrete: njerëzit vijnë nga e gjithë bota dhe ata nuk bëjnë bujë, shumicën e kohës,” tha ai, duke shtuar se qyteti ka një pjesë të vogël të pronave që u përkasin rusëve të sanksionuar.

Ka kaq shumë rusë në jug të Francës sa “Moska Market” – një dyqan që shet vodka, prodhime ruse dhe magnete të Vladimir Putin që vendosen në frigorifer në Antibes – ka hapur një degë tjetër në Kanën magjepsëse.

Importimi i mallrave ruse është bërë i ndërlikuar që nga viti 2022, por disa biznese po lulëzojnë. Ndërsa klientët dhe turistët e klasës së mesme u larguan pas shpërthimit të luftës, shumë të pasurit mbeten, tha Xander, një pronar dyqani rus në rivierën franceze, i cili nuk e dha emrin e tij të plotë sepse kishte frikë nga reagimi i konkurrentëve.

Pavarësisht një rënieje prej 70 për qind të turistëve rusë që nga viti 2019, industria e turizmit dhe e mallrave luksoze nuk janë dëmtuar nga sanksionet, sipas autoriteteve lokale.

Një çiklist kalon pranë jahtit 24 metra të gjatë “La Petite Ourse”, që i përket oligarkut rus Alexei Kuzmichev, i ankoruar në portin e Antibes, në jug të Francës, më 24 mars 2022

Përveç mallrave të zakonshme, “Moscoë Market” ofron shërbime që përfshijnë “ndihmë të kualifikuar në blerjen e pronës” dhe “organizimin e qirave sezonale dhe vjetore të banesave dhe vilave në Francë dhe Monako”, thuhet në një përshkrim të shërbimeve në rusisht në profilin LinkedIn të drejtorit të saj, Alexander Badin. Ai refuzoi shumë kërkesa për intervistë.

Një hetim i vitit 2023 nga autoritetet franceze zbuloi se gati 60 për qind e agjencive të pasurive të paluajtshme në rajon nuk po bashkëpunonin me autoritetet, për shembull duke kontrolluar nëse emrat e klientëve të tyre shfaqen në listën e sanksioneve të BE-së.

Alexandra, e cila kërkoi të referohej me pseudonimin e saj, e cila shet vila luksoze në Cap d’Antibes, konfirmoi se pak ka ndryshuar në këtë drejtim.

“Ne duhet t’u kërkojmë klientëve një kopje të kartës së tyre të identitetit, nga vijnë paratë, por ne nuk e bëjmë atë,” tha ajo.

Shitjet më të mëdha u bënë duke përdorur transferime të aksioneve midis subjekteve të bazuara në parajsat e fshehta tatimore, tha ajo.

Festa sikur të ishte 2021

Fqinjët nuk po ndihmojnë, veçanërisht Monako.

Monako është një nga destinacionet e njohura për skemat e pastrimit të parave, sipas gjyqtarit, i cili shtoi se shumë rusë kanë pasaporta nga Britania e Madhe, Qiproja dhe Malta, duke u lejuar atyre kalimin e lehtë nëpër Evropë.

Fqinjët nuk po ndihmojnë, veçanërisht Monako

“Monako e bën jetën më të lehtë për miliarderët rusë: u ofron atyre siguri ligjore”, tha gjykatësi.

“Ata nuk vijnë këtu vetëm për të ecur në rrugë me gjerdan Chopard në qafë. Kur njerëzit blejnë apartamente me 50,000 euro për metër katror, ​​këto janë shuma që janë mundësi për pastrim parash dhe me idenë se pasi të kenë investuar, askush nuk do ua marrë dot.”

Për rusët që kërkojnë të argëtohen ose të sigurojnë pasuritë e tyre, mbretëria e vogël është ende një vend ku mund të festojnë sikur të ishte viti 2021.

“Rusët shumë të pasur nuk kanë pasur kurrë probleme në Francë”, tha Hélène Metlov, presidente e “La Maison de la Russie à Nice”, një OJQ kulturore franko-ruse në Nice. Menjëherë pas Revolucionit Bolshevik në 1917, numri i rusëve në Rivierën Franceze u rrit, me refugjatë që u vendosën në lagje në Kanë ose Nice, të cilat ende kanë rrugë me emrin rus, kisha dhe ndërtesa ortodokse.

Megjithatë, rusët e klasës së mesme që jetonin në këtë zonë për dekada “u përballën me të gjitha pengesat e emigrantëve të zakonshëm kur bëhet fjalë për rinovimin e lejes së tyre të qëndrimit”.

Nga zyra e tij në Villefranche-sur-Mer, Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë Sergei Galaktionov thotë se ky problem ka rritur ngarkesën e tij të punës në dy vitet e fundit.

Sergei Galaktionov përballë atij që dikur quhej Gjiri i Orlovit, përballë një statuje të perandoreshës Feodorovna

“Rusia ka ndihmuar njerëzit e varfër atje, ka paguar për hekurudhat e rajonit dhe ka investuar shumë në ekonomi”, tha Galaktionov, duke lexuar ndonjëherë shënimet e përgatitura nga shefi i tij, ambasadori rus në Francë Aleksey Meshkov.

Galaktionov përshëndetet nga oficerët e policisë që kalojnë ndërsa endet rrugëve, duke vënë në dukje lidhjet që vendi i tij ka me rajonin, duke përfshirë statujat e admiralëve të famshëm rusë. Oficerët e policisë e përshëndesin atë me buzëqeshje të dukshme dhe një “zoti Konsull” me respekt, ndërsa ai endet nëpër Fort du Mont Alban aty pranë.  

Në atë fortesë Galaktionov planifikoi të organizonte një koktej në ditën kombëtare të Rusisë në qershor, tha ai.

(Kevin Thuilliez, kreu i komunikimit për Villefranche-sur-Mer, tha se autoritetet lokale nuk ishin të përfshira në ndonjë festë të tillë, pasi organizatori gjeti një partner privat për të ndihmuar në organizimin e ngjarjes.)

“Pavarësisht krizave politike, rusët i kanë qëndruar besnikë Francës dhe rajonit.”

 Politico

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix9 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix10 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi13 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske13 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar13 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix15 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix15 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix15 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore16 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook