Lidhu me ne

Mix

Melania Trump kërkon “të vërtetën” për atentatin ndaj ish-presidentit


Ish-Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump ka kërkuar përgjigje për të “zbuluar të vërtetën” pas atentatit për vrasjen e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Donald Trump, gati dy muaj më parë.

Trump i shpëtoi për qime vdekjes kur Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, hapi zjarr ndaj tij gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani më 13 korrik. Incidenti ishte një “përvojë e tmerrshme, shqetësuese” për familjen, tha Melania në një video të postuar në X të martën. .

“Tani, heshtja rreth atentatit po bëhet më e rëndë. Nuk mund të mos pyes veten: Pse zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e arrestuan sulmuesin para fjalimit?”

Vrasësi i mundshëm u pozicionua në një çati aty pranë që ofronte një pamje të papenguar të kandidatit republikan. Një plumb goditi veshin e djathtë të ish-presidentit, ndërsa gjatë të shtënave u vra një pjesëmarrës në tubim dhe u plagosën dy të tjerë. Sulmuesi u vra më pas nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Kongresi votoi njëzëri për krijimin e një grupi pune dypartiak për të hetuar atentatin. I përbërë nga shtatë republikanë dhe gjashtë demokratë, grupi i punës synon të shqyrtojë gabimet e mundshme të sigurisë në nivelet federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit që i paraprinë incidentit.

Në një intervistë muajin e kaluar, Trump akuzoi Presidentin Joe Biden dhe rivalen e tij demokrate, Kamala Harris, se ishin pjesërisht përgjegjës për atentatin.

“Unë mendoj se në një farë mase është faji i Bidenit dhe i Harrisit,” tha ai, duke pretenduar se ata “nuk ishin shumë të interesuar për shëndetin dhe sigurinë time.”

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix3 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet22 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix22 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix22 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske22 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore22 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Facebook