Lidhu me ne

Mix

VIDEO/ Kate Middleton përfundon kimioterapinë, mesazhi prekës i saj

VIDEO/ Kate Middleton përfundon kimioterapinë, mesazhi prekës i


Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka njoftuar tashmë se ka kaluar sfidën e saj me kancerin, pasi ka përfunduar trajtimin me kimioterapinë.

Përmes një video-kartolinë, anëtarja e familjes mbretërore ka ndarë një mesazh prekës, në të cilën kuptohet e gjithë vuajtja e saj, por njëkohësisht dhe forca që e ka karakterizuar përgjatë kësaj sëmundje të rëndë.

Ajo u shpreh se “udhëtimi” me kancerin është kompleks dhe i frikshëm, por ky rrugëtim e ka bërë atë dhë Princin Uilliam të vlerësojnë gjërat e thjeshta në jetë, të cilat janë e më të rëndësishme, pasi shpesh herë i marrim si të mirëqena.

Princesha ka ndarë mesazhin se dashuria e përkujdesja duhet të jenë virtyte të njerëzimit. Ajo shton se mezi pret rikthimin e saj në krye të detyrave që ka lënë në gjysmë.

Kate Middleton tha se do të jetë përkrahë të gjithë atyre që po vazhdojnë rrugëtimin e tyre të kancerit.

“Nga errësira mund të dalë drita, kështu që ajo dritë le të shkëlqejë”, – e përmbyll ajo mesazhin e saj

Mesazhi i plotë:

 “Ndërsa vera po mbaron, nuk mund t’ju them se çfarë lehtësimi është që përfundimisht kam përfunduar trajtimin tim të kimioterapisë. Nëntë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë për ne si familje. Jeta siç e dini mund të ndryshojë në një çast dhe na është dashur të gjejmë një mënyrë për të lundruar në ujërat e stuhishme dhe rrugën e panjohur. “Udhëtimi” me kancerin është kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që janë më afër jush.

Me përulësi, ajo gjithashtu ju sjell ballë për ballë me dobësitë tuaja në një mënyrë që nuk e keni konsideruar kurrë më parë, dhe me këtë, një perspektivë të re për gjithçka. Kjo kohë mbi të gjitha na ka kujtuar Uilliam-it dhe mua që të reflektojmë dhe të jemi mirënjohës për gjërat e thjeshta por të rëndësishme në jetë, të cilat shumë prej nesh shpesh i marrin si të mirëqena.

Thjesht duke dashur dhe dashuruar. Të bëj atë që mundem për të qëndruar pa kancer, tani është fokusi im. Edhe pse kam mbaruar kimioterapinë, rruga ime drejt shërimit të plotë është e gjatë dhe duhet të vazhdoj çdo ditë. Megjithatë mezi pres të rikthehem në punë dhe të ndërmarr disa angazhime të tjera publike në muajt e ardhshëm kur të mundem. Pavarësisht gjithë asaj që ka kaluar më parë, unë hyj në këtë fazë të re të rimëkëmbjes me një ndjenjë të rinovuar shprese dhe vlerësimi për jetën.

Ëilliam dhe unë jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë dhe kemi marrë forcë të madhe nga të gjithë ata që po na ndihmojnë në këtë kohë. Mirëdashja, ndjeshmëria dhe dhembshuria e të gjithëve kanë qenë vërtet përulëse. Për të gjithë ata që po vazhdojnë rrugëtimin e tyre të kancerit, unë do të jem me ju krah për krah. Nga errësira mund të dalë drita, kështu që ajo dritë le të shkëlqejë”, është shprehur Kate në mesazhin e saj.

MË TEPËR

Mix51 sekonda më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore24 minuta më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske29 minuta më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix34 minuta më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix3 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix3 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Mix3 orë më herët

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me çmimin marramendës

Lëkurë e punuar me dorë, detaje metalike, dizajn elegant. Çmimi? Një shifër me pesë numra. Jo, nuk po flasim për...

Mix3 orë më herët

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti s’po pushon!

Nëse menduat se marketingu kishte arritur kulmin me trendet e çuditshme të rrjeteve sociale, mendohuni përsëri. Aktorja Sydney Sweeney është...

Mix4 orë më herët

Renee Reffo përgjithnjë në Shqipëri?! Influencerja: E shikoj karrierën time këtu

Nga videot e veçanta dhe ato që kanë bërë bujë në rrjetet sociale, vajza e aktores së njohur Julia Ilirjani,...

Mix4 orë më herët

“Sirens”, seriali që është kthyer në një sensacion të vërtetë në “Netflix”

Në një platformë të mbushur me prurje të reja çdo javë, rrallë ndodh që një serial të ngjitet me kaq...

Facebook