Lidhu me ne

Radar

Lulzim Basha, euroatlantiku i braktisur

Lulzim Basha, euroatlantiku i braktisur

Nga Vitjon Nina

Një karrige boshe, me në tavolinë një fletë formati, ku gërmëzohet programi ditor i punës kuvendare, është e dukshme në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Tre kartonë e zakonshëm për të shprehur qëndrimin qëndrojnë në vendin e tyre, së bashku me një kartë në makinerinë për të mundësuar artikulimin përmes mikrofonit.

Në një etiketë të madhe me logon e Kuvendit të Shqipërisë shkruhet: Z. Lulzim Basha Deputet.

Teksa, në sfond, dëgjohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila me zë të plotë lexon disa njoftime për ndryshime, që kanë ardhur nga grupet parlamentare.

“Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi”, lexon ajo me një frymë.

Ishte në fakt roli i fundit që i kishte mbetur nga ajo e cila ai e quan “parti e vjetër”, pasi më vete tashmë vet emërtohet “demokrati euroatlantik”.

Pjesa “euroatlantike” iu shqit nga ata, të cilët dikur ia qëndisën mbi supe, duke e kthyer në një figurë, e cila në fakt edhe gjerësisht në opinion si e tillë paraqitej dhe perceptohej, si stofa e një politikani perëndimor dhe larg realitetit brutal shqiptar.

I tillë doli!

Nëse perceptohet kjo si më e keqja, as e tillë nuk është, sepse nuk u deshën shumë orë pas seancës, për të reflektuar zërat që qarkullonin prej kohësh.

Ndër besnikët e Bashës deri në ditët e fundit të betejës kundër qëndrimtarit Sali Berisha në PD, Enkelejd Alibeaj e artikuloi qartësisht: Jemi duke punuar për një parti të re.

Ai nuk e përmendi Bashën, as për mirë e as për keq. Por, ai përmendi se opozita sot është “false”.

Iu referua asaj të Berishës, të cilën e futi në një grumbull me politikën e kryeministrit Edi Rama. Por nuk e përjashtoi as Bashën, pavarësisht se e mbajti larg përfoljes.

“Nëse ka forcë përtej të vjetrës, besoj se shqiptarët do mbështesin një alternativë të besueshme. Unë jam një prej personave që jam pjesë e grupimit”, tha Alibeaj, duke mos e bërë të qartë se ku Basha përket, mes të resë dhe të vjetrës.

Por, panorama është e qartë dhe e ngjeshur për ish-kreun e opozitës.

Ai guxoi, vonë…tepër vonë. Dhe u dogj nga ky guxim politik. Provoi të qëndronte dhe ai, si paraardhës/pasardhësi i tij në PD, por nuk ia doli, me metodologji, të cilat edhe nuk u pëlqyen.

E vetmja gjë që i mbetet është ajo karrige boshe në sallën e Parlamentit. Të paktën edhe për një vit. Ndoshta boshe më shumë…

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix3 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix3 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix3 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix3 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook