Lidhu me ne

Radar

Pse qeveria e Edi Ramës i është vërsulur Kurumit?

A është sulmi ndaj Kurum, një ferman i Erdoganit?!

A është sulmi ndaj Kurum, një ferman i Erdoganit?!

Në këtë rrafsh, dy janë arsyet: Ose Edi Rama i ka bërë naftën Erdoganit dhe po sulmon bizneset turke për t’i treguar se tashmë janë armiq, ose ka qenë Erdogan që i ka sugjeruar që të sulmojë Kurum…

Që prej shpërthimit të skandalit të mbetjeve të rrezikshme të kthyera nga Tajlanda, në Tiranë ka një linjë të egër sulmi.

Enturazhi i mazhorancës, mediave dhe njerëzve të saj, që fajësojnë kompaninë turke Kurum me të gjitha mjetet. Kurum nuk është një biznes dosido, por një koorporatë që vepron në sektorë strategjik të industrisë shqiptare.
Kurum është prodhuesi i vetëm i çelikut “Made in Albania” prej dekadash, është operatori më i madh privat i energjisë, duke pasur kontrollin e katër hidrocentaleve të mesëm në vend; dy në Lumin Mat e dy në Bistricë.
Në të gjithë logjikën e gjërave, kemi të bëjmë me një investitor strategjik. Çdo qeveri, apo institucion, duhet të sillet me një subjekt të tillë, siç bën edhe me të tjerë të këtij kalibri që kanë të punësuar, volum prodhimi, e natyrisht të ardhura në arkën e shtetit.

Ne kemi parë në vite sesi qeveria mbyll jo një po dy sy me kompani të mëdha, edhe pse faullet e tyre janë të tmerrshme. Mjafton të kujtojmë Birrën Tirana të Luan Bregasit që ka sjellë aq drama familjare sa nuk i kanë bërë qeveritë në këtë vend.

Me fjalë të tjera, nëse do të ishte përballur një kompani tjetër e madhe me ngjarjen aktuale ku u gjend Kurum, shteti, domethënë pushteti; qeveria, mediat e saj, deputetët, ministrat, ish-ministrat e administrata nuk do i hidheshin për ta shqyer. Përkundrazi do mbyllnin gojën e do mundoheshin tua mbyllnin edhe të tjerëve. Të paktën ata që i kanë miq dhe i njohin.

Me Kurumin ne kemi parë një vullnet, një dëshirë, ose më shumë një inat të qeverisë e mazhorancës për ta sulmuar. E kjo kuptohet qartë, se pas Prokurorisë, e cila natyrshëm ka çuar hetuesit e saj për të investiguar, për të marrë letrat e arkivat, edhe Edi Rama çoi Inspektoratin e Punës, Tatimet, OSHE, Ujësjellësin, bashkinë e Elbasanit, Ministrinë e Mjedisit, pra të gjithë shtetin.

E pyetja që ngrihet këtu është pse? Pse qeveria e Edi Ramës i është vërsulur Kurumit? Dikush me naivitet do të thoshte për gjobë, por nuk është çështja këtu në kompani kaq të mëdha, që prodhojnë aq derivate, sa një gjobë e harxhuar në kazino nuk do ta zëvendësonte dot.

Duket diçka më shumë, më lart, madje shumë më lart. E në këtë rast, mund të sjellim një deduksion në lidhje me faktin konkret. Para pak javësh është kryer një telefonatë mjaft e tensionuar ndërmjet Edi Ramës dhe Rexhep Erdoganit. Njerëzit që i njohin në vite marrëdhëniet mes dy vendeve e kanë cilësuar si më e ashpra. E pikërisht pas asaj telefonate ka ndodhur sulmi ndaj Kurum.

Në këtë rrafsh, dy janë arsyet: Ose Edi Rama i ka bërë naftën Erdoganit dhe po sulmon bizneset turke për t’i treguar se tashmë janë armiq, ose ka qenë Erdogan që i ka sugjeruar që të sulmojë Kurum.

Turqia është një shtet shumë i fortë, madje luftarak në replikat me vendet që i prekin shtetas apo kompani të rëndësishme. Madje ka pasur raste që përveç retorikës së fortë politike, që Ankaraja e ka mundësinë ta bëjë, falë edhe mediave që financon në Ballkan, përkatësisht Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, mund edhe të kryejë veprime konkrete.

Por ka tre ditë që “Porta e Lartë” nuk bëzan. Po hiç, hiç, tamam as gëk as mëk. Po përse po ndodh kështu abi? Do të pyeste çdo simpatiant i Rexhepit, që shumë e krahasojnë me Osmanin e Klanit, por që dikush thonë se origjina e Erdoganit është nga Gjeorgjia, e dikush se është nga Selita e Ulqinit.

Po përtej qyfyreve perandorake, musteqja e Kapedanit të Ankarasë nuk është tërhequr hiç-hiç. Po çdo të thotë kjo? Do të pyeste një kronikan i “Kështjellës” së Kadaresë, duke rrufitur një gotë shërbet poshtë kështjellës, me kryevegjilharxhin dhe Mevla Çelebiun? Do të thotë troç, taze fare, se sulltani e ka stisur gjithë këtë stuhi. Se ndryshe i kishte të gjitha mjetet, dukatet dhe mundësitë për të sjellë furtunën në Surrel, e për ta bërë kullën e Bablokut shkrumb e hi. Por jo vetëm, sepse sulltani siç e thërret Rama, është edhe kalif edhe mentor. Madje edhe xhymert që i ka financuar fushatat “qafirave të Edit”. Me një fjalë, mos vallë i ka thënë Erdogan Ramës për t’i ngritur kurthin Kurumit? Për të cilin është folur ndër vite se e zotëron korporata Çalik, që prej vitesh tashmë Erdogan e ka bërë hasha? Se është mik i Fetulla Gylenit, apo “shejtanit të Pensilvanisë” siç e thërrasin xhemati i Taip daj Rexhepit. Kush e di? Njeriu i sulltanit dhe kajmekamit të tij, çam-idrizi i Air Albania, ka marrëdhënie të mira me të dy palët. Por nga ana tjetër ai është edhe likuidatori apo negociatori i shndërrimit të bizneseve të gylenistëve në erdoganistë.

Edhe Kurum shumë shpejt do të shikojmë se kush e merr. Sipas të gjitha gjasave, ose poeti Sadetin, ose jeniçeri Tuz Okçan! Që i madhi Kadare na i ka sjellë edhe sot, taze fare si llokume otomane…/Pamfleti

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix23 orë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 ditë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 ditë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix2 ditë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Facebook