Lidhu me ne

Kryesore

Donald Trump mund të marrë mbi 74 milionë vota. Po Kamala Harris, sa?

Trump mund të marrë mbi 74 milionë vota. Po Kamala, sa?

Nga Eduard Zaloshnja

Mungesa e optimizmit në rradhët e votuesve demokratë për ish-kandidatin e tyre presidencial, Joe Biden, rrezikonte që atij t’i avullonin shumë nga 81.3 milionë votat që u regjistruan për të në zgjedhjet presidenciale të para katër vjetëve. Nga ana tjetër, besnikëria ndaj Trumpit në rradhët votuesve republikanë mund të bëjë që ai të marrë më shumë se 74.2 milonë votat që u regjistruan për të në zgjedhjet e fundit presidenciale. (Duhet theksuar se ndryshe nga katër vjet më parë, Trump u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që ta dërgojnë votën edhe me postë, e jo vetëm duke shkuar fizikisht në qendrat e votimit. Dhe kësaj here ai do të ketë edhe përkrahjen e Robert F. Kennedy Jr.)

Një rënie e ndjeshme e pjesëmarrjes së votuesve të dikurshëm të Presidentit Biden në zgjedhjet e nëntorit rrezikonte jo vetëm karrigen e tij presidenciale, por edhe atë të kongresmenëve dhe senatorëve demokratë.  Meqë zgjedhjet për ta zhvillohen në të njëjtën ditë me ato presidenciale, mospjesmarrja e votuesve demokratë në zgjedhje do të pakësonte automatikisht edhe votat për kongresmenët dhe senatorët demokratë … 

Jake Tapper i CNN-it raportonte para një muaji se kishte parë sondazhe të firmës private BlueLabs – financuar nga disa donatorë demokratë – që tregonin se presidenti Biden po humbiste terren në 14 shtete kyçe, përfshirë 5 ku ai fitoi fare ngushtë ndaj Trump më 2020: Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Ai gjithashtu po humbiste terren në Kolorado, Minesota, Maine, New Mexico, Virginia dhe New Hampshire, ku para katër vitesh fitoi me diferencë të ndjeshme.

Rënia e pjesmarrjes së votuesve demokratë në këto shtete jo vetëm që mund të vuloste një humbje të thellë të presidentit Biden, por edhe humbjen e shumicës demokrate në Senat dhe thellimin e epërsisë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pikërisht frika nga një dominim total i republikanëve në të tria pushtetet; ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor (në Gjykatën e Lartë raporti është tashmë 6-3 në favor të gjykatësve të emëruar nga presidentë republikanë), bëri që figurat kryesore të demokratëve (Obamat, Klintonët, Pelosi etj.) të ushtronin trysni që Biden ta kalonte stafetën tek Kamala Harris.

Dhe qysh prej futjes së saj në garë, sondazhet tregojnë një rikthim në ekuilibrin statistikor të periudhës para zgjedhjeve të 2020, ku shtete me garë fare të ngushtë statistikisht mbeten vetëm gjashtë: Michigan, Pennsylvania, Wisconsin, Arizona, Georgia dhe North Carolina.

Pyetja statistikore tani mbetet, a do të regjistrojë dot Kamala më shumë se 81.3 milionë votat që arriti Biden para katër vjetësh në rang kombëtar?

Ndërsa pyetja më e rëndësishme elektorale mbetet nëse ajo do t’i fitojë dot garat në shtetet ku është statistikisht kokë-më-kokë me Donaldin. Sepse pikërisht ato gara do të përcaktojnë se kush do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë…

SHËNIM: Rreth 80 milionë shtetas amerikanë në moshë për votim nuk morën pjesë në zgjedhjet e shkuara presidenciale.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook