Lidhu me ne

Kioske

Elisa Spiropali është e vetmja politikane që shkon në terren, ku lodhet, lufton, fiton.

Elisa e Zilirave

Opinion Edison YpiElisa e ZiliraveElisa Spiropali, kryetare e Parlamentit

Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq të gërditshme sa kur i sheh të aktivizohen në çast gjëndrat e pështymës, i ka kapur paniku pse Elisa Spiropali u zgjodh kryetare e Parlamentit.

O ziliqare, o teveqele, o donkishote që mulliri i kafes ju duket si Elisa Spiropali që pas pak do t’ju bluaj, fanepsjet tuaja, përçartjet tuaja, janë të turpshme, të pandershme, të padenja.

Kaq ju ka tmerruar suksesi i tjetrës, sa keni ikur nga fiqiri, jeni tërbuar, jeni çmendur. Jeni bërë si ato byreqet, te cepi i rrugicës, me qepë, gjizë, spinaq. Por janë plot me bosh. Mezi ndihet aroma e largët e një thërrime gjize që brenda byrekut u fut gabimisht.

Çfarë po ndodh me ziliqaret e tërbuara që të trazojnë zorrët kur i sheh, i dëgjon, i lexon, është nonsens, paradoks, logjikë e përmbysur, pasojë pa shkak, e ardhme pa të tashme, rrahje pa zemër, zjarr i ftohtë, diell pa qiell, pordhë pa bythë.

Sëmundja e vjetër e ndjek Njeriun këmba-këmbës që nga mjegullat e kohërave.Elisa e ZiliraveElisa Spiropali, kryetare e Parlamentit

Vizatime primitive brenda shpellave tregojnë derra dhe dosa të kreshpëruara duke ndjekur një sorkadhe, dëshmojnë lashtësinë e dukurisë.

Në versionin surrealist, zullumqaret ziliqare, tabloja i paraqet si një shkëmb prej mishi. Sa herë Sizifi ngjit lart copat e mishit, aq herë mullari i mishit rrokulliset poshtë.

Në versionin socrealist, tabloja propagandistike me ngjyra të ndezura paraqet një mbledhje kolektivi në Kombinatin Metalurgjik, Uzina Traktori, ose Azotiku i Fierit. Ku klasa punëtore përleshet dhëmb për dhëmbë me sabotatorë dhe armiq të egër që mezi presin t’i fusin revolucionit shkopinj nën rrota. Në podiumin e mbledhjes shoku Jarga, shoku Tuli, shoku Dhjami, shoku Qeni, shoku Çakalli, dëgjojnë të mahnitur dhe aprovojnë nxehtësisht retorikat e ububushme të këllirave të revoltuara. Langaraqet proletare, tornitore, saldatore, montatore veshur me kombinoshe doku, tundin kërcënueshëm lart veprat e shokut Vampiri dhe citatet e shokut Mao. Halabaket e inatosura, shoqa Bloza, shoqa Buçja, shoqa Lëtyra, shoqa Kuçka, shoqa Qelbi, po denoncojnë borgjezen Elisa Spiropali për mungesë të syçelësisë proletare, devijim nga vija e partisë, moskryerje si duhet të detyrave si e urdhëron partia, si e kërkon situata, si na e mëson Pal Vata.Elisa e ZiliraveElisa Spiropali, kryetare e Parlamentit

Që revolucionaret e çartallosura që mjaullijnë për Elisa Spiropalin janë goca spiunësh, nomenklaturistësh, persekutorësh, kjo duket sheshit, këtë e tradhton surrati prej shefe kuadri me lidhje të ngushta me Sigurimin. Zyra e shefes mbyllur me hekura si kafaz ariu. Shefja.

Elisa Spiropali është e vetmja politikane që shkon në terren, ku lodhet, lufton, fiton.

Grindavecet ndaj Elisa Spiropalit po t’i varësh kokëposhtë me një çengel në tavan, dhe po t’u biesh bam-bam me një shkop, mbushin botën me myk.

Ça kërkojnë, ça synojnë, ça pretendojnë, këto shtriga?

Vështirë me hy në trurin e budallaqeve për me gjet arsyen e vërtetë të qurravitjeve të tyre. Çfarë duhet të bëjë Elisa Spiropali që të qetësohen nëpërkat që rrudhin turiçkat? A kënaqen llafazanet nëse Elisa Spiropali u thotë të vetëve këtë;

– Faleminderit kolegë për besimin dhe respektin që dëshmuat ndaj meje. Por ka dalë një problem. Nuk duan llapaqenet. Ato që gdhihen e ngrysen në Fejsbuk. Ku shkruajnë poste për të vjellë. Thurin intriga. Shkrepin selfie. Kanë bindjen se pa pëlqimin e tyre dielli nuk ngroh, toka nuk rrotullohet, deti thahet, shiu nuk bie, era nuk fryn. Ju lutem më zëvendësoni me ndonjërën nga kuçkat gjeniale.Elisa e ZiliraveElisa Spiropali, kryetare e Parlamentit

Pse bëni kështu o ziliqare?

Si e keni hallin o inatçesha?

Mbase jeni egërsuar se keni kohë pa lexuar ndonjë poezi a dëgjuar ndonjë muzikë.

Ndoshta, përveç mamit, nuk ju ka përkëdhelur askush qëkur keni lindur.

S’mbahet mend sa vjet u bënë që s’po kujtohet kush t’u bëjë një kompliment.

S’është çudi, shpërthimi skizofrenik u vjen nga mungesa e një masazhi të thellë nga ato që femrën e lumturojnë. Mirëpo askush s’ka qejf t’i shtypë.

Nëse asnjë nga këto, shkaku i çrregullimeve të tyre psiqike, është brenga më e madhe e femrave. Ajo që dhemb më tepër. Ajo për të cilën kurrë nuk mjaftojnë lotët. Vuajtja më e lemerishme se mungesa e poezive, muzikës, përkëdhelive, komplimenteve, masazhit të qejfit, dhe gjithë kënaqësive të tjera. Dhimbja e padurueshme, rënkimi i pazëshëm për faktin se qysh kur s’mbahet mend, askush nuk i ka puthur.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook