Lidhu me ne

Mix

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si qëndron e vërteta?

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por siLuis Alberto Rodriguez for British Vogue

Kylie Jenner ka punuar fort për format fizike që ka aktualisht dhe jo, nuk ka përdorur Ozempic. Të paktën kështu thotë e vogla e familjes Kard-Jenner. Kylie adresoi thashethemet mbi përdorimin e Ozempic në intervistën e British Vogue, ku ajo shfaqet në kopertinën për muajin shtator.

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si

*Ozempic nuk është teknikisht ilaç për humbje peshe. Por konsiderohet i sigurt dhe efektiv për diabetin e tipit 2 dhe ju mund të humbni peshë si një efekt anësor i trajtimit. Nëse merrni Ozempic dhe nuk keni diabet konsiderohet përdorim jashtë etiketës dhe potencialisht i rrezikshëm. Efektet anësore më të zakonshme të Ozempic janë: kapsllëk, diarre, të vjella, të përziera, hipoglicemi, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, reaksion alergjik etj. Të përzierat dhe dhimbjet e vazhdueshme të barkut janë shumë shqetësuese. Stomaku dhe truri janë aq të lidhur sa problemet e zorrëve mund të shkaktojë stres, ankth dhe depresion. Këto simptoma mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen të izoluar, të mbingarkuar dhe në gjendje depresive. Efekte të tjera anësore serioze të Ozempic përfshijnë tumoret e tiroides, pankreatiti, ndryshimet në shikim, hipoglikemi, dështimi i veshkave dhe kancer.

“Jam sërish në peshën që kisha para se të lindja vajzën dhe djalin. Njerëzit më krahasojnë me atë që isha 3 muaj pas lindjes”, tha sipërmarrësja 27-vjeçare.

“Njerëzit harrojnë se kam 2 fëmijë dhe kam fituar 27 kg në të dyja shtatzënitë?”, shtoi Jenner.

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si

Më tej, ajo tha se nuk ka marrë mjaftueshëm empati pasi solli në jetë vajzën Stormi, e cila është 6 vjeç dhe djalin 2-vjeçar, Aire.

“Isha 90 kg kur solla në jetë 2 fëmijë që peshonin 4 kg. Në fund, kur humba peshën që fitova kur isha shtatzënë me time bijë, mbeta shtatzënë 2 muaj më vonë me djalin. Asokohesha ndihesha në formë dhe po stërvitesha. Më pas, ngela shtatzënë dhe e bëra nga e para”, u shpreh ajo.

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si

Kylie e ka risjellë trupin në formën e dëshiruar me pilates dhe ecje, sipas postimeve të saj në Instagram.

Nga ana tjetër, Jenner tha se tanimë që është bërë nënë, nuk kërkon pranimin nga të tjerët. “Shkoj në shtëpi te fëmijët e mi që më duan pa kushte. Ata janë të fiksuar pas meje dhe kjo më ka mësuar që ta marr jetën më lehtë. Mendoj: “Ok, këta njerëz të vegjël janë në shtëpi, më duan dhe mendojnë se jam personi më perfekt në botë”, shpjegoi Kylie.

U aludua se Kylie Jenner humbi peshë duke përdorur Ozempic, por si

Kylie Jenner është aktualisht në një lidhje me aktorin Timothée Chalamet dhe për fëmijët e saj bashkëprindëron me ish-in, Travis Scott.

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook