Lidhu me ne

Kritike

Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

Në këtë mot të nxehtë ku mungojnë ngjarjet politike, por edhe ato të krimit të organizuar, një tjetër seri ngjarjesh që i përkasin zhanerit gjysmë thriller, gjysmë horror, po zhvillohet në botën e vipave dhe vipeshave shqiptare. 

Në një hark kohor të shkurtër, disa prej emrave të njohur të showbizz dhe televizionit, ose kanë përfunduar prapa hekurave ose janë në kërkim nga policia. 

Fillimisht ngjarja që bëri bujë ishte rrahja barbare e një personazhi, që njihet prej Tik-Tokut dhe quhet Medi Iseni. Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregonte se si ky person ishte goditur brutalisht nga një numër djemsh në një diskotekë të Pejës. Sipas autoriteteve kosovare, pjesë e dhunës kanë qenë dy vipat shumë të njohur shqiptar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, që përdorin nofkat, Noizy dhe Stresi. 

Noizy ndodhet në qeli dhe Kosova kërkon me padurim ekstradimin e tij, ndërkohë që Stresi është në kërkim dhe ka paralajmëruar autoritetet që as mos e çojnë në mendje që t’i afrohen. Po kështu Stresi ka lëshuar disa mesazhe edhe për ministren e Drejtësisë në Kosovë, të cilës i shtron pyetjen “a jeni normal?”

Nga arratia, Arkimedi, shkruan statuse të ndryshme dhe i jep “zemër” edhe shokut të tij Noizy, i cili ndodhet prej ditësh, brenda katër mureve të qelisë.

Sëbashku me Noizyn, është arrestuar edhe një tjetër personazh me emrin Bahtjar Bajraktari, i njohur si Dj Crax, vip ky më pak i njohur se dy të parët. 

Lidhur me arrestimin e Noizyt, kanë reaguar të indinjuar dhe me protestë të thellë, një numër i konsiderueshëm artistësh dhe vipash të tjerë shqiptarë, që kërkojnë lirimin e tij dhe e quajnë ndalimin të padrejtë. Ende nuk ka patur reagime nga ndonjë vip estrade, që të dënojë dhunën. 

Nuk kaluan shumë ditë dhe një tjetër ngjarje, këtë herë me vipesha gra, u regjistrua në një restorant të Tiranës. Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë dhunuar barbarisht me shishe qelqi, Klea Prengën. Pamjet horror të fytyrës së përgjakur dhe masakruar të Prengës, bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Zyrtarisht nuk dihet pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, por portalet ia kanë faturuar dashurisë së madhe dhe rivalitetit për një burrë! 

Antonela Berisha është personazh i famshëm në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në programet shumë të njohura, Përputhen dhe Big Brother Vip, dy “fabrika” të mirëfillta vipash në vitet e fundit në Shqipëri. Ndërsa Mariela Berisha është motra e Antonelës.  

Pra në harkun kohor të pak ditëve, bota e vipave dhe vipesha shqiptare, është tronditur nga akuzat për dhunë barbare, për motive krejt banale. Ata rrahin njëri tjetrin dhe pastaj indinjohen tej mase kur policia i shpall në kërkim. 

Zakonisht elita e artistëve të një vendi, tregon shumë edhe për përbërjen dhe gjendjen e popullsisë në përgjithësi. Shpresojmë që ky të mos jetë rasti për vendin tonë, pasi situata nuk duket aspak optimiste në kampin e vipave.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Pas pesë vitesh në Britani kuptojnë se universitetet varen nga financimet kineze

Gazeta britanike “The Indipendent” shkruan se 24 univeristetet kryesore të kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe kanë përfituar 50 milionë stërlina...

Mix13 orë më herët

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur...

Mix13 orë më herët

Si të zieni vezët pa i çarë

Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1...

Mix13 orë më herët

Sekreti i jetëgjatësisë është më i lehtë nga sa mendoni

Ecja çdo ditë është një nga zakonet më të thjeshta që mund të bë jmë për të përmirësuar shëndetin tonë....

Mix13 orë më herët

Sekreti i Melania Trump: është 54, por duket si një 20-vjeçare!

Melania Trump është një tjetër emër që po del në pah në Shtetet e Bashkuara, me kthimin e Trump në...

Mix13 orë më herët

Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale....

Mix14 orë më herët

5 mënyra që do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të reja gjatë menopauzës

BUZËQESHNIKaq e thjeshtë është! Buzëqeshja ju bën të dukeni më të ngrohta, më pozitive, më të afrueshme. Një njeri që...

Mix14 orë më herët

Njihuni me 4 shenjat më besnike të horoskopit

Sipas astrologëve disa shenja të horoskopit njihen për natyrën e tyre besnike, dinë të ruajnë sekretet tuaja më së miri...

Mix14 orë më herët

A do të shitet TikTok dhe kush mund ta blejë?!

Në një zhvillim të fundit, krijuesi i njohur në YouTube, Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, ka shprehur interes për...

Mix17 orë më herët

Nominimet për “Oscars 2025”, filmi “Emilia Pérez” kryeson listën në 13 kategori

Nominimet për “Oscars 2025” janë shpallur tashmë zyrtarisht, ndonëse disa ditë me vonesë shkaku i zjarreve masive që përfshin së...

Facebook