Lidhu me ne

Kioske

Berisha nuk është më një projekt pushteti

Sali Berisha nuk e mund dot Edi Ramën! Po, dakord dhe e kemi thënë edhe këtu. Kundërpërgjigja që dhanë analistët e PD-së është se Berisha mori 500 mijë vota dhe ai është opozita. Numerikisht edhe kjo është e vërtetë. Berisha është njeriu kryesor I opozitës, por ai nuk fiton dot. As enturazhi I tij. Mençuria politika kërkonte, sikundër edhe përgjegjshmëria ndaj të ardhmes së këtij vendi, që Berisha autoritetin e tij politik dhe partiak, që e ka real dhe jo fals, ta përdorte jo për garë me Edi Ramën, por për të hapur një proces real tranzicioni të partisë drejt një lidershipi të ri. Pa interferuar dhe pa komanduar siç i pëlqen këtij bajraktari të mykur të bëjë përherë.

Kjo nuk ndodhi dhe pasojat po duken. Dëshpërimi për ngarkesën negative ku gjendet PD-ja dhe perceptimi mbi të është më i madh se vetë dëshpërimi për gjendjen e vendit dhe skandalet që nuk mbarojnë. Me një ligjësi që vetëvepron dhe vetërregullon po hyjmë në fazën e besimit se qeveria e skandaleve i menaxhon më mirë ato sesa opozita që i denoncon për pazarin e vet.

Përtej kësaj, procesi i hapjes reale dhe tranzicionit të PD-së është e vetmja rrugë që ajo të shpëtojë. Nuk është teorike, por konkrete dhe historike. Partia Socialiste, të cilën Sali Berisha e adhuron dhe e ka parë përherë me zili, erdhi me inercinë e vet deri këtu, qoftë përmes një kooptimi të intelektualëve të kohës në drejtim, të cilën e kishte PD-ja para saj, qoftë përmes dy momenteve të rëndësishme: kongresit të vitit 1991 ku spikat thirrja publike dhe qëndrimi i Dritëro Agollit, pra distancimi demonstrativ me të shkuarën.

Dhe momenti i dytë është gara për pasuesin e Fatos Nanos. Edi Rama e fitoi drejtimin e PS-së, nu kia dhuruan. Legjendat për gjithfarë pazaresh nuk kanë vlerë sepse edhe në qofshin të vërteta, ato u imponuan nga një lojtar i ri në fushë që kishte krijuar grupimin e vet, kishte ambicien e duhur të cilës PS-ja I dha mandej idenë e qartë të pushtetit.

PD-ja nuk ka asnjë proces të tillë. Lulzim Basha ishte beniamini i Sali Berishës që siç u vu, u hoq. Dhe kjo manierë politike sigurisht që do tubojë rreth PD-së ata njerëz që e kanë votuar, por jo të tjerë. Kjo megjithatë tashmë është çështje vetëm e PD-së, një klub i mbyllur njerëzish të pasur që besojnë se çdo gjë që thuhet si kritikë ndaj tyre, paguhet nga Edi Rama. Shenjë e trishtueshme e një rëndësie të paqenë që kanë për veten.

Megjithatë në kontesktin e zgjedhjeve lokale ka vlerë të vihet në dukje një gjë e rëndësishme që shpëton dhe lidhet gabimisht në mënyrë ekskluzive me Berishën dhe PD-në. Është e vërtetë që në terren partia duhet të punojë, kontaktojë dhe ndërveprojë. Por ka diçka të sëmurë në mënyrën sesi votohet në zgjedhje lokale.

Ka dy palë zgjedhje, që votohen qorrazi njerëz që nuk kanë lidhje me terrenin, por janë të emëruar nga Rama. Madje në mënyrë arbitrare. Qëllimisht ndoshta që vendimet të mos kushtëzohen nga grupe lokale. Nëse futemi në emra të caktuar, opozita nuk ka propozuar kandidatë jo cilësorë krahasuar me kundërshtarët, pa folur që të inkriminuarit janë ekskluzivitet i të majtëve zyrtarë.

Tani si ta shpjegosh një votë qorre për kryebashkiak kur në kandar janë emra lokalë që njihen? Po vota në këshilla si mund të shpjegohet vetëm me defiçencat e opozitës?

Ose askush nuk shquan më ndonjë gjë të dallueshme mes njërës palë dhe tjetrës, ose elektorati ka disa probleme që në finale lidhen me faktin bazik se nuk ka komunitete të konsoliduara. Që të paktën t’ia kenë idenë edhe historisë së afërt të qytetit të tyre.

Nëse një kandidat është më i mirë se një tjetër, nuk është arsye Sali Berisha që të mos votohet. Ose nuk është arsye finale. Nuk ndodh kështu dhe këtu duhet të kemi parasysh një lloj pragmatizmi që e bën fare të pakuptimtë nocionin e pluralizmit si element inherent i shoqërisë. Pluralizmi mesa duket mes shqiptarëve nuk asociohet me ide të ndryshme, por me shpresën e pushtetit. Duhet të kesh një projekt për pushtetin që të gjesh njerëz që të vijnë pas.

Duhet ta kultivosh këtë ide, që të arrish të imponohesh realisht në skenë. Dhe ky nuk është problem ekskluziv i Berishës, edhe pse ai ka përgjegjësi për pjesën politike. Ka diçka instinktive në këtë sjellje që shpjegon pse nuk gjen autoritet moral në këtë vend asgjë veç pushtetit dhe politikës. Kush kërkon të fitojë opozitarizmin duhet të shfrytëzojë këtë kulturë. Përndryshe, do kemi një dyqan të ri si ai i Berishës, ku magazinier deri në fund të jetës është Flamur Noka.

/Respublica.al

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook