Lidhu me ne

Sport

Nuk i aktivizuan lojtarin e afërm të tij, presidenti Vllaznisë gjobit trajnerin dhe drejtorin sportiv

Nuk i aktivizuan lojtarin e afërm të tij, presidenti  Vllaznisë

Pak javë para nisjes së kampionatit situata te Vllaznia nuk është ajo më e mirë, edhe pse drejtuesit e saj janë munduar ta minimizojnë çështjen e fundit. Drejtori sportiv i kuqebluve, Tefik Osmani, është drejt largimit për shkak të një krisjeje që ka pasur së fundi me drejtuesit e lartë të klubit, ku shkak është bërë mosaktivizimi i një lojtari në miqësoren e fundit me Burrelin.

REAGIMI I XHAFERIT – Për lajmin e publikuar në numrin e djeshëm, “Panorama Sport” ka kontaktuar me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili ka pohuar se nuk ka çështje, por diskutime për të mirën e punës.

“Nuk kemi asnjë çështje, përveç marrëdhënieve normale të punës dhe diskutimeve për të mirë të punës”.

Ky është reagimi i shkurtër i presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferi për gazetën, teksa është pyetur në lidhje me largimin e mundshëm të drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Klubi shkodran nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë situatë. Presidenti Xhaferi nuk e ka hedhur poshtë lajmin, por e ka quajtur “diskutim për të mirë të punës”, ndoshta duke dashur të zbutë sadopak atë që ka ndodhur së fundi.

ÇFARË NDODHI – Sipas burimeve të gazetës, pas ndeshjes miqësores me Burrelin, ku Vllaznia fitoi 1-0, ka pasur pakënaqësi nga drejtuesit e klubit për një lojtar të ri që nuk u aktivizua asnjë minutë dhe flitet se është i afërm i presidentit Xhaferi. Për këtë situatë madje mësohet se ka pasur edhe një gjobë për trajnerin Tomas Brdariç dhe drejtorin sportiv Tefik Osmani. Për çështjen në fjalë është kontaktuar trajneri Tomas Brdariç, pasi edhe ai është i përfshirë direkt, por gjermani nuk ka pasur asnjë reagim për gazetën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tefik Osmanin, kështu që tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht.

ABSURDITET – Janë situata absurde në fakt që nuk i shkojnë për shtat asnjë klubi profesionist futbolli dhe aq më shumë një klubi me emër si Vllaznia. Qëndrimi i presidentit Alban Xhaferi jep përshtypjen se situata do të qetësohet shpejt, megjithatë çdo gjë e vërteton vetëm koha. Fakt është që Osmani është më larg se sa afër Vllaznisë, ku rreth 9 muaj më parë mori detyrën e drejtorit sportiv. Për trajnerin ka më pak mundësi largimi, duke qenë se jemi vetëm tri javë para nisjes së kampionatit.

/Tema

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix1 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix1 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix1 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore1 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske1 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix1 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook