Lidhu me ne

Radar

10 kullat më të larta në Ballkan, së shpejti Tirana e para!

SHIFRA E DITËS: 10 kullat më të larta në Ballkan, së

Kulla 40 katëshe që është me e larta aktualisht në Tiranë dhe është e njohur si “Downtown One Tirana” shumë shpejt nuk do të jetë më e tillë.

Një garë gati “e çmendur” në kryeqytetin tonë, për të ngritur kullën më të lartë, do ta kthejë Tiranën në pesë vitet e ardhshme në një kryeqytet jo me një por me gati gjysmën e ndërtesave më të larta në Ballkan.  

Madje edhe ndërtesa më e lartë aktualisht në Ballkan “Skyland İstanbul 1” shumë shpejt nuk do të jetë më krye të listës. Këtë muaj, Këshilli Kombëtar i Territorit të Shqipërisë miratoi disa kulla mbi 100 metra, njëra prej të cilave do të bëhet ndërtesa më e lartë e kryeqytetit shqiptar dhe po ashtu ndërtesa më e lartë në Ballkan.

Kulla që do të ndërtohet në Tiranë, e projektuar mbi 100 kate dhe rreth 300 metra do të jetë edhe kulla më e lartë në Ballkan. Brenda pesë viteve të ardhshme në Tiranë janë planifikuar të ngrihen pesë kulla mbi 50 kate secila.  SHIFRA E DITËS: 10 kullat më të larta në Ballkan, së

Mali i Tiranës, që do të ngrihet te sheshi para zonës së 9-katëshve ishte planifikuar vetëm 1 vit më parë që të ishte ndërtesa më e lartë e Tiranës.  Por sapo fitoi lejen dhe pa nisur ende mirë nga themelet, një ndërtesë tjetër më e lartë do të ngrihet në Tiranë.  Në Rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës, do të ngrihet kulla 100 katëshe e kryeqytetit.  Arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij “Elemental Studio” kanë projektuar kullën me 100 kate ndërsa ndërtimi i saj do të realizohet nga dy kompani shqiptare, “Delta” dhe “Techno Alb”. Për ndërtimin e saj u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Kanë marrë leje, gjithashtu në bashkëpronësi edhe dy kulla të tjera 50 kate dhe një tjetër 56 katëshe te Rruga e Kavajës. Dy 50 katëshet do të ngrihen disi më larg qendrës rreth unazës së vogël të Tiranës.  

SHIFRA E DITËS: 10 kullat më të larta në Ballkan, së

Projekti “Bond Tower” me 50 kate do të nisë deri në fund të vitit, sipas arkitektit, me kullën e planifikuar që do të përfundojë deri në fund të vitit 2028, afër zonës së Laprakës. Ajo do të jetë një nga shumë ndërtesat e reja që do të ngrihen në horizontin e kryeqytetit shqiptar dhe do ta kthejnë qytetin në një garë arkitektonike. Një tjetër me 50 kate do të ngrihet tek Astiri.

Disa ndërtesa të tjera të larta janë tashmë në ndërtim e sipër në kryeqytet, duke përfshirë dy rrokaqiejt 58-katëshe: Mali i Tiranës nga arkitektura CEBRA e Danimarkës dhe Tirana Tour nga Bofill Arquitectura e Spanjës.SHIFRA E DITËS: 10 kullat më të larta në Ballkan, sëKulla në Stamboll

Kullat më të larta në Ballkan

E vendosur në anën europiane të Stambollit, (293 m), “Skyland İstanbul 1” është aktualisht ndërtesa më e lartë në Turqi dhe në Ballkan. Kjo ndërtesë ndodhet në anën aziatike të Stambollit me Kullën Metropol Istanbul (301 m). Ndërtesa më e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë është Avaz Twist Tower (142 m). Ndërtesa më e lartë në Shqipëri aktualisht është Downtown One (150 m), në Bullgari është Kulla TV Rousse (204 m), në Kroaci është Kulla e Dalmacisë (135 m), në Rumani është Qendra e qytetit Floreasca (137 m), në Serbi është Kulla e Beogradit (168 m), në Slloveni është Crystal Palace (89 m), në Kosovë është Qendra e qytetit të Prishtinës (125 m), në Maqedoninë e Veriut është Kullat Cevahir (130 m) dhe ndërtesa më e lartë në Greqi është Kulla e Athinës  (103 m).

10 kullat më të larta aktualisht në Ballkan

SHIFRA E DITËS: 10 kullat më të larta në Ballkan, së

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar4 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix8 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix8 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix8 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet8 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal8 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske8 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore8 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook