Mix
Selena Gomez tregon se cilat procedura kozmetike ka kryer
Selena Gomez konfirmoi se cilat procedura kozmetike ka kryer në një koment në TikTok.
Komenti i Selenës u la në një video të publikuar një vit më parë nga Marissa, një injektuese e botoksit dhe fillerave në Florida. Në një nga videot e Marissës, ajo u pyet të komentonte se çfarë mendonte se Selena kishte bërë në fytyrë, dhe ajo u përgjigj: Unë mendoj se ajo ka kaluar shumë në jetën e saj, sidomos në lidhje me shëndetin, kështu që nuk mendoj se është e drejtë të spekulojmë.

Pavarësisht se videoja u postua në prill 2023, Selena shkroi në komente këtë fundjavë: “Sinqerisht, e urrej këtë. Jam me shenja për shkak të steroideve. Kam bërë Botox. Kaq. Më lini rehat.”

Marissa më pas postoi një video pasuese ku tha se shpreson që Selena të mos ” e urrejë” atë dhe se njerëzit nuk duhet të shpjegojnë pse duken ndryshe nga kur ishin adoleshentë.
