Lidhu me ne

Radar

Kush ishte Ismail Haniyeh, pse vrasja e tij është një goditje e rëndë për Hamasin

Ismail Haniyeh, kreu i Hamasit që u vra në Iran, ishte përfaqësuesi i ashpër në diplomacinë ndërkombëtare të grupit palestinez pasi lufta shpërtheu përsëri në Gaza, ku tre nga djemtë e tij u vranë në një sulm ajror izraelit.

Por pavarësisht retorikës, ai u pa nga shumë diplomatë si i moderuar në krahasim me anëtarët më të ashpër të grupit të mbështetur nga Irani.

I emëruar në detyrën kryesore të Hamasit në vitin 2017, Haniyeh zhvendosej mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, duke i shpëtuar bllokimit të kufijve të Rripit të Gazës të bllokuar dhe duke i mundësuar atij që të veprojë si negociator në bisedimet e armëpushimit ose të bisedojë me aleatin e Hamasit, Iranin.

“Të gjitha marrëveshjet e normalizimit që ju, shtetet arabe, nënshkruat me Izraelin nuk do t’i japin fund kësaj lufte,” deklaroi Haniyeh në televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, menjëherë pasi militantët e Hamasit nisën sulmin e 7 tetorit 2023 ku u vranë 1200 njerëz në Izrael, sipas autoriteteve izraelit dhe u morën peng  rreth 250 të tjerë.

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit ka qenë një fushatë ushtarake që ka vrarë më shumë se 39,000 njerëz brenda Gazës deri tani dhe ka bombarduar pjesën më të madhe të enklavës që është kthyer në rrënoja, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Në maj, zyra e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkoi urdhërarrest për tre udhëheqës të Hamasit, përfshirë Haniyeh si dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krime të dyshuara lufte. Izraeli dhe udhëheqësit palestinezë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vrasja e djemve

Karta e themelimit e Hamasit të vitit 1988 bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit, megjithëse udhëheqësit e Hamasit kanë ofruar herë pas here armëpushime afatgjata me Izraelin në këmbim të një shteti palestinez të qëndrueshëm në gjithë territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

Grupi militant ka kryer më herët sulme kamikaze në Izrael në vitet 1990 dhe 2000. Në vitin 2012, kur u pyet nga Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyeh u përgjigj “natyrisht që jo” dhe tha se rezistenca do vijojë “në të gjitha format – rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake”.

Tre nga djemtë e Haniyeh – Hazemi, Amiri dhe Mohammad – u vranë më 10 prill kur një sulm ajror izraelit goditi makinën me të cilën po lëviznin, tha Hamasi. Haniyeh humbi gjithashtu katër nga nipërit e tij, tre vajza dhe një djalë gjatë sulmit, tha Hamasi.

Haniyeh kishte mohuar pohimet izraelite se djemtë e tij ishin luftëtarë të grupit dhe tha se “interesat e popullit palestinez janë përpara çdo gjëje” kur u pyet nëse vrasja e tyre do ndikonte në bisedimet e armëpushimit.

“I gjithë populli ynë dhe të gjitha familjet e banorëve të Gazës kanë paguar një çmim të rëndë me gjakun e fëmijëve të tyre dhe unë jam njëri prej tyre”, tha ai, duke shtuar se të paktën 60 anëtarë të familjes së tij u vranë në luftë.

Pavarësisht gjuhës së ashpër në publik, diplomatët dhe zyrtarët arabë e kanë parë atë si relativisht pragmatik në krahasim me zërat më të ashpër brenda Gazës, ku krahu ushtarak i Hamasit planifikoi sulmin e 7 tetorit.

Edhe pse ai deklaroi se ushtria izraelite “do mbytej në rrënojat e Gazës”, ai dhe paraardhësi i tij si kreu i Hamasit, Khaled Meshaal, lëvizën rreth rajonit për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari me Izraelin që do përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite me palestinezët në burgjet izraelite si dhe më shumë ndihmë për Gazën.

Izraeli e konsideron të gjithë udhëheqjen e Hamasit si terroriste dhe ka akuzuar Haniyeh, Meshaal dhe të tjerët se viojnë të “tërheqin fijet e organizatës terroriste Hamas”.

Por sa shumë dinte Haniyeh për sulmin e 7 tetorit nuk është e qartë. Plani, i hartuar nga këshilli ushtarak i Hamasit në Gaza, ishte një sekret aq i ruajtur saqë disa zyrtarë të Hamasit dukeshin të tronditur nga koha dhe përmasat e tij.

Megjithatë, Haniyeh, një muslimane sunit, ka një peshë me rëndësi në ngritjen e kapacitetit luftarak të Hamasit, pjesërisht duke ushqyer lidhjet me Iranin shiit, i cili nuk e fsheh mbështetjen e tij për grupin.

Gjatë dekadës në të cilën Haniyeh ishte kreu më i lartë i Hamasit në Gaza, Izraeli akuzoi ekipin e tij udhëheqës se devijoi ndihmat humanitare për krahun ushtarak të grupit. Hamasi imohoi akuzat.

Diplomacia

Kur u largua nga Gaza në vitin 2017, Haniyeh u pasua nga Yahya Sinëar, një përfaqësues i linjës së ashspër që kaloi më shumë se dy dekada në burgjet izraelite dhe të cilin Haniyeh e kishte mirëpritur përsëri në Gaza në 2011 pas një shkëmbimi të të burgosurve.

“Haniyeh po udhëheq betejën politike për Hamasin me qeveritë arabe,” tha Adeeb Ziadeh, ekspert për çështjet palestineze në Universitetin e Katarit, para vdekjes së tij, duke shtuar se ai kishte lidhje të ngushta me më shumë figura të vijës së ashpër në grup dhe krahun ushtarak.

“Ai është fronti politik dhe diplomatik i Hamasit,” tha Ziadeh.

Haniyeh dhe Meshaal kishin takuar zyrtarë në Egjipt, shtet që gjithashtu ka pasur rol ndërmjetësues në bisedimet e armëpushimit. Haniyeh udhëtoi në fillim të nëntorit për në Teheran për t’u takuar me kreun suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Tre zyrtarë të lartë i thanë Reuters se Khamenei i kishte thënë udhëheqësit të Hamasit gjatë takimit se Irani nuk do hynte në luftë, pasi nuk i ishte thënë paraprakisht për sulmin. Hamasi nuk iu përgjigj kërkesave për koment përpara se Reuters të publikonte raportin dhe më pas i mohoi gjetjet pas publikimit.

Kur ishte i ri Haniyeh ishte një student aktivist në Universitetin Islamik në qytetin e Gazës. Ai iu bashkua Hamasit kur u krijua Intifada e Parë Palestineze (kryengritje) në vitin 1987. Ai u arrestua dhe u dëbua për pak kohë.

Haniyeh u bë një mbrojtës i themeluesit të Hamasit, Sheikh Ahmad Yassin, i cili ashtu si familja e Haniyeh, ishte një refugjat nga fshati Al Jura pranë qytetit izraelit Ashkelon.

Në vitin 1994, ai i tha Reuters se Yassin ishte një model për të rinjtë palestinezë, kur pohoi: “Ne mësuam prej tij dashurinë për Islamin dhe sakrificën për Islamin dhe jo gjunjëzimin para këtyre tiranëve dhe despotëve”.

Në vitin 2003 ai ishte ndihmës i besuar i Yassin-it, u fotografua në shtëpinë e Yassin-it në Gaza duke mbajtur një telefon në veshin e themeluesit të Hamasit pothuajse plotësisht të paralizuar, në mënyrë që ai të mund të merrte pjesë në një bisedë. Yassin u vra nga Izraeli në vitin 2004.

Haniyeh ishte një avokat i hershëm i hyrjes së Hamasit në politikë. Në vitin 1994, ai tha se formimi i një partie politike “do t’i mundësonte Hamasit të përballej me zhvillimet në zhvillim”.

Fillimisht i rrëzuar nga udhëheqja e Hamasit, më vonë u miratua dhe Haniyeh u bë kryeministër palestinez pasi grupi fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, një vit pasi ushtria izraelite u tërhoq nga Gaza.

Grupi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007.

Në vitin 2012, kur u pyet nga gazetarët e Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyeh u përgjigj “natyrisht që jo” dhe tha se rezistenca do të vazhdojë “në të gjitha format – rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake”.

 Reuters

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix9 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix9 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar10 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix10 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix11 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore12 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore14 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar14 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook