Lidhu me ne

Mix

Sa kalori digjni duke ecur për një orë

Sa kalori digjni duke ecur për një orë

Ecja ka përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Por kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, mund të jeni kurioz të dini se sa kalori digjni duke ecur gjatë një ore, AgroWeb.org ju njeh me këtë më poshtë.

Sa është numri i kalorive të djegura gjatë një ore ecje?

Ecja me një ritëm të shpejtë dhe të moderuar është një mënyrë e shkëlqyer për të pompuar zemrën dhe për të djegur kalori. Pas një orë ecje, ju mund të digjni diku midis 240 dhe 723 kalori. Djegia e sa më shumë kalorive është në varësi të peshës së trupit dhe ritmit ose intensitetit të ecjes. Prandaj është e rëndësishme të shtoni më tepër shpejtësi gjatë ecjeve tuaja.

Si të digjni më shumë kalori duke ecur?

Siç mund ta shihni, rritja e intensitetit të ecjes suaj rrit edhe numrin e kalorive që digjni. AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra për ta bërë këtë:

Ecni në vende me pjerrësi

Dilni për ecje në një kodër pranë lagjes suaj ose në një vend ku shihni që ka njëfarë pjerrësie.

Bëni intervale me shpejtësi të shtuar

Stërvitja me intervale të alternuara mes ecjeve të shpejta dhe ecjeve më të ngadalta, mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe të humbisni peshë. Ata që janë fillestarë duhet të fillojnë me 30 sekonda ecje të shpejtë të ndjekur nga 2 minuta me një ritëm të ndërmjetëm. Mundohuni të bëni 5 intervale të tilla sa herë që dilni për të ecur.

Shto pesha

Vishni një jelek me peshë ose mbani pesha të lehta për të rritur më shumë rezistencën e trupit tuaj. Ju gjithashtu mund të shtoni disa ushtrime për forcën në rutinën tuaj të ecjes. Provoni “squats” për të rritur djegien e kalorive dhe për të ndërtuar muskuj. Për çdo 5 minuta ecje, përpiquni të ndaloni dhe të bëni për 1 minutë ushtrime të tilla.

Si të llogarisni kaloritë e djegura gjatë 1 ore ecje?

Një mënyrë tjetër për të gjurmuar kaloritë e djegura kur ecni është duke përdorur një aplikacion që bën këtë llogaritje. Kjo është një mënyrë e thjeshtë e cila kërkon të vendosni moshën, gjininë, peshën dhe nivelin e aktivitetit. Zakonisht, gjurmuesit që mbahen në trup si për shembull një orë ose celulari juaj, llogarisin rrahjet e zemrës, kohën dhe distancën e përshkruar për të gjetur sa kalori digjni.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix17 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix17 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix17 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar18 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix18 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike18 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix18 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix19 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook