Lidhu me ne

Kioske

Një opozitë e marrë peng


Nga Indrit Vokshi

Sot në Europë as në Ballkan madje, nuk gjen as kryetar qeverie as kryetar opozitë të cilët të jenë në post prej vitit 1991, as prej vitit 2005, madje as prej vitit 2013 (mund të gjesh vetëm në Serbi). Të gjithë janë ndërruar. Edhe Ballkani me gjithë problemet e veta ka arritur të bëjë ndërrim (relativ) elitash e politikanësh.

VMRO në Maqedoni arriti të vendosë lider real Hristjan Mickovskin, edhe duke marrë pjesë në komplot kundër liderit të saj të fortë Nikolla Gruevski i cili sot ndodhet në ekzil. Kjo sepse partia ka pasur vullnet për të mbijetuar si parti e madhe. LSDM prej vitit 2004, prej Cervenkovskit historik kaloi tek Vlado Buçkovski, Radmila Shekerinska, Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski i cili edhe ky dha dorëheqjen për t’i hapur rrugë një lideri tjetër.

Në Mal të Zi u arrit të mbyllet epoka e Milo Gjukaniviqit dhe tash kemi në skenë politikanë të rinj si Abazoviq, si kryeministri Miljoko Spajiq, 37 vjeçar dhe si president Jakov Milatoviq, 38 vjeçar.

Në Kosovë gjithashtu lideri më i vjetër është Albin Kurti. Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani janë politikanë të rinj. Krasniqi është kryetari i tretë i PDK, pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Abdixhiku kryetari i katërt i LDK, pas Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut e Isa Mustafës.

Ka mbetur vetëm një vend unik e fatkeq që quhet Shqipëri, një republikë ku kryetar i opozitës sot në vitin 2024 është Sali Berisha, po i njejti politikan i cili ka qenë kryetar i opozitës edhe në vitin 1991. Është rast i paprecedent.

Pretendenti tjetër për lider opozitar është Ilir Meta, një politikan i cili e ka nisur politikën në vitin 1992, ka qenë kryeministër në 2001-2002, ministër në çdo qeveri, kryetar i parlamentit, president.

Ndërsa një pretendent tjetër është Lulzim Basha, një politikan i cili ka qenë kryetar i opozitës në vitin 2013 deri në vitin 2021 dhe i ka humbur të gjitha betejat elektorale, disa duke hyrë në zgjedhje, disa duke bojkotuar. Fatkeqësisht asnjë gazetar nuk e pyet: Zotëri, meqenëse pretendon standard euro-atlantik, a mundesh të na tregosh një vend europian ku një politikan humb pesë palë zgjedhje dhe vazhdon të pretendojë përsëri?

Nuk ndodh në Europë as në Ballkan tashmë që të ketë liderë të tillë të salduar në poste e në pretendime. Jo sepse liderët nuk dëshirojnë të qëndrojnë përjetësisht, ka raste kur ata mund të dëshirojnë të qëndrojnë por, nuk lejohen të qëndrojnë sepse shtetet dhe partitë i kanë ose i kanë krijuar mekanizmat për t’i larguar. Kanë krijuar një ndërgjegjje politike dhe disa interesa të atilla që nuk pranojnë që partitë apo shtetet t’i sakrifikojnë për një apo për disa individë.

Në mënyrë po aq të paprecedentë dhe mbi të njejtën “shkollë politike” qëndron kryeministri Edi Rama, prej tre mandatesh në pushtet. As shteti shqiptar e as Partia Socialiste nuk ka mekanizma për tiu imponuar megjithëse korrupsioni i të përzgjedhurve prej tij është flagrant. Ai i ka damkosur bashkëpunëtorët duke deklaruar se përgjegjësia penale është personale por nuk mban përgjegjësi politike që i ka zgjedhur, promovuar dhe i ka mbrojtur ata njerëz. As parlamenti ska fuqi për ta rrëzuar, as partia ska fuqi për ta kontrolluar e për ta vendosur përballë përgjegjësisë.

Këta politikanë bashkarisht janë investitorë që në Shqipëri të mos ketë parti të afta për të qenë parti politike moderne. Nëpërmjet spastrimit të partive dhe instalimit të militantëve personalë në forume, nëpërmjet miliona eurove të ligjshme e të paligjshme që ata paguajnë në media për propagandë për tiu shpërlarë mendjet shqiptarëve sikur vetëm këta janë opsioni dhe zgjidhja; nëpërmjet luftës me çdo mjet për denigrimin e cilitdo që e konteston sistemin e tyre, këta, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të zymtë.

E kanë kthyer Shqipërinë në vend ku politikanët as rinovohen, as ndërrohen, as zëvëndësohen siç ka ndodhur në shumicën e shteteve të Kontinentit Europian, përfshi edhe Ballkanin. Shqipëria e tyre është kalaja e fundit e obskurantizmit, e errësirës politike e sociale, shumë larg qytetërimit politik e shumë larg mundësive të reja për të tentuar të transformohet si vend e për të jetuar ndryshe nga si ka jetuar deri sot.

E fundit doli nga Perandoria Osmane. E fundit doli nga Perandoria Komuniste. E fundit ka mbetur nën sistemin mafioz të liderëve me pushtet privat e me pasuri personale të pallogaritshme.

Për ironi, Tito sundonte me “Tetrarki”, Tito, Rankoviq, Kardel e Gjilas. Enveri po ashtu, Enver, Mehmet, Hysni, Beqir. Edhe Shqipëria ka “tetrarkinë” e saj, Edi, Sali, Lulzim, Ilir, veçse për tiu përshtatur konjukturës ndërkombëtare ku nevojitet pluralizmi fasadë, këta të sotmit nuk janë në një parti por janë shpërndarë në parti të ndryshme.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

5 shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i...

Mix7 minuta më herët

Justin Baldoni shfaqet me pamje të re në mes betejës ligjore me Blake Lively

Aktori i njohur Justin Baldoni ka dalë me një stil të ri flokësh duke i shkurtuar. Ky vendim i tij...

Aktualitet17 minuta më herët

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e...

Kryesore59 minuta më herët

Rama: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë...

Mix1 orë më herët

Sekretet që Meghan Markle pritet të zbulojë në podcastin e ri!

Meghan Markle po kthehet në lojën e podcast-it dhe po sjell disa emocione serioze me projektin e saj të fundit....

Mix1 orë më herët

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

Shqipëria, perla e fshehur e Ballkanit, ofron një përzierje magjepsëse të peizazheve mahnitëse, historisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë...

Aktualitet1 orë më herët

Për të kuptuar kohën që jetojmë, duhet të kuptojmë Turqinë

Turqia na ofron disa mësime të rëndësishme mbi epokën që po përjetojmë. E para është se për liderët autoritarë – ata që...

Kritike2 orë më herët

“Shtëpitë bosh, familjet jashtë” – Taulanda Jupi: Ndërtohen kulla për pastrimin e parasë – por jo strehë për familjet e reja

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Taulanda Jupi, ka ngritur alarmin mbi krizën e strehimit në...

Mix2 orë më herët

10 qytetet më të pasura në botë!

Sipas disa raporteve të publikuara në vitin 2024, në botë ka mbi 2,700 miliarderë dhe 58 milionë milionerë. Por çfarë...

Mix2 orë më herët

15 ekonomitë më të mëdha në botë deri në vitin 2075

Në një raport të rëndësishëm, Goldman Sachs ka parashikuar peizazhin ekonomik global për vitin 2075, duke renditur 15 ekonomitë më...

Facebook