Lidhu me ne

Kritike

Blendi Salaj kritikon televizonet, emisionet prime time: Ju udhëheq e keqja dhe gjaku. Nuk doni Shqipëri normale

Blendi Salaj kryqëzon televizonet, emisionet prime time: Ju udhëheq e

Në një postim në Instagram, gazetari Blendi Salaj, ka kritikuar emisionet shqiptare që sipas tij duke prodhuar lajme veç për klikime, kanë mbushur edicionet me ngjarje të errëta, ndërkohë që në Shqipëri ka edhe ngjarje të mrekullueshme që meritojnë të dëgjohen.

Salaj ka marrë shembullin e një televizioni amerikan që transmeton edhe histori frymëzuese që përcjellin ndjenjën e komunitetit.

“Po shihja para pak ditësh lajmet në një TV amerikan nga Atlanta, Xhorxha dhe qëllova historinë e një vajze adoleshente me syze e cila ka organizuar një event ku të gjithë që kanë syze optike të përdorura në gjendje të mirë mund t’i dhurojnë për fëmijët nga familje të varfëra që kanë nevojë për syze. Redaksia e lajmeve të ËSB-TV2 e mbështet me një kronikë në lajme dhe me lidhje Live nga terreni. Në gazetari këto quhen “human interest stories” dhe ndërsa nuk prodhojnë aq klikime sa vrasjet, shërbejnë për të përçuar te teleshikuesit ndjenjën e komunitetit, të së mirës e të asaj që është e bukur dhe duhet mbështetur. Histori si kjo ka edhe në Shqipëri, por rrallë thuajse kurrë nuk zënë vend në lajme. “E ça lajmi osht ky?” – do përgjigjeshin në kor shumë nga gazetaria e kohës që po jetojmë.

Gjej që edicionet janë të mbushura me emra kriminelësh, lidhjet direkte janë nga skenat e krimeve. Flitet për përdhunime, vdekje, vrasje, vdekje, drogë, vdekje, përdhunime, gjak, korrupsion, vdekje, vrasje, vdekje.

Po Shqipëria e mirë pse injorohet? Ku janë shembujt e sakrificës, dhurimit, mirësisë? Pse lajmet mbjellin të tillë terror që deformon realitetin? PS. Nuk po them se krimet nuk duhen raportuar. Por jo të mbushin çdo edicion, fund e krye me makabritete – jam i bindur se edhe kjo po i çmend njerëzit, duke stresuar panevojshmëtisht e papërgjegjshmërisht shëndetin mendor të shikuesve. Pa e kuptuar, po normalizohen, po imitohen nga ngjarja në ngjarje. Por veç tyre, në

Shqipëri ka edhe ngjarje të mrekullueshme, pa gjak, pa sëpata, pa makina që digjen pas atentatesh. Por shqisa, dëshira, vullneti për ta pasqyruar të mirën midis nesh është mbuluar nga lehtësia e papërballueshme e krimit. Madje jo vetëm edicionet e lajmeve. Tanimë edhe dyshemetë në studiot “prime time” duhen larë nga gjurmët e gjakut në fund të programit”.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook