Lidhu me ne

Radar

“Politizimi dhe sulmet ndaj biznesit te pakuptimta”, reagon investitori i Hotel Rozafa Tower

“Politizimi dhe sulmet ndaj biznesit te pakuptimta”, reagon

Agustin Uldedaj, investitor i Hotel Rozafa Tower ka reaguar lidhur me sulmet për projektin e fundit i cili do ti sjellë Shkodrës një pikë referimi edhe për turizmin. 

Përmes një reagimi në Facebook, Uldedaj shkruan ndër të tjera se ”Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.

Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Digjirimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq. Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve”.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq dhe dashamirë,
Të respektuar shkodranë,

Dy ditë më parë, në respekt të gjithë atyre që treguan interes për projektin ndërkombëtar të Hotel Rozafa Tower, bëmë një sqarim publik. Kjo edhe për transparencë hap pas hapi në lidhje me këtë projekt ambicioz, sfidë edhe për ne si investitorë privat.

Kam ndjekur jo pa shqetësim disa reagime aspak të logjikshme dhe për këtë arsye, po reagoj sërish, përsëri në respekt të të gjithë personave të interesuar.
Hotel Rozafa Tower, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues, organizuam një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues.

Deri në këtë moment, ne si investitorë privatë, kemi propozuar vetëm projektin. Institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet. Si deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente, në sytë e të gjithëve, ditën për diell dhe në respekt të të gjitha kritereve.

Siç theksuam, Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.

Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Digjirimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq. Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmerrnin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Ky nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.

Do t’ju kërkonim miqësisht që politika, e të gjithë krahëve, të qëndrojë larg këtij investimi privat. Për projektin tashmë të bërë publik, do të vendosin institucionet shtetërore të ngarkuara nga ligji me ketë funksion. Le ti lëmë ato të shqyrtojnë projektin, ta analizojnë dhe të marrin vendimet e tyre.

Në fund, duam të falenderojmë të gjithë ata shkodranë por edhe përtej Shkodrës që e kanë mirëpritur e mbështetur projektin, duke na inkurajuar në sfidën tonë për të sjellë një standard të ri, më të lartë, për turizmin Veri të vendit. Ju sigurojmë se inkurajuesit e këtij projekti, janë disa fish më të shumtë se ata, që për interesa të vockla politike, nga mungesa e informacionit ose viktima të dizinformimit të dirigjuar, shkruajnë në rrjete sociale.

MË TEPËR

Mix31 minuta më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix37 minuta më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix50 minuta më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix3 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix3 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix4 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix4 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix5 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix5 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook