Lidhu me ne

Mix

Seksi ne shtatzani, cfare ai nuk ju ka thene kurre!

I pëlqej akoma partnerit tim? Është kjo një nga pyetjet më të shpeshta që gratë i bëjnë vetes gjatë shtatzanisë. Ato fillojnë të jenë dyshuese për këtë pasi trupi i tyre pëson ndryshime të mëdha. Përgjigjja është po! Çdo grua që mbart në barkun e saj fëmijën e një mashkulli në sytë e tij ajo është një dea. Dea e dashurisë dhe e ngrohtësisë familjare!
Jeni shtatëzanë dhe ndoshta edhe pse keni një gëzim brenda jush për të voglin që prisni të sillni në jetë, shpesh mund të ndiheni të shëndosha dhe të shëmtuara. Barku gjithmonë në rritje, hijet që zgjerohen ditë pas dite, këmbët që fillojnë të fryhen, zmaliaturat që mund të shfaqen nga momenti në moment e kështu me rradhë.
Edhe pse ai ndoshta nuk ta ka thënë kurrë, të jeni e sigurt se i pëlqen trupi juaj, madje ka shumë mundësi që t’i pëlqeni edhe më shumë se më parë, dhe kjo falë pikërisht ndryshimeve që po ndodhin në trupin tuaj. E kush nuk do ta pëlqente një gjoks të madh si ai i një gruaje shtatëzanë?
Cilat janë 5 gjërat që ai nuk jua ka thënë kurrë?
1- Barku është seksi
Barku e tërheq bashkëshortin tuaj pasi brenda tij ndodhet fëmija juaj. Edhe pse poshtë çarçafëve mund të mos jetë edhe aq e lehtë të përshtatesh në bazë të madhësisë së tij, duhet të mundoheni të gjeni pozicionet e duhura në mënyrë që ai të mos bëhët “pengesë” në marrëdhënien tuaj intime.
2- I pëlqen gjoksi juaj
Edhe nëse ti do të kishe një formë dhe madhësi perfekte të gjoksit asgjë nuk mund të krahasohet me formën dhe madhësinë e tij gjatë shtatzanisë. Dhe këtë meshkujt e pëlqejnë shumë, përfshi këtu edhe tuajin. Por, në gjendjen tuaj ai mund të bëhet tepër i ndjeshëm ndaj prekjeve dhe për këtë arsye ai duhet të tregohet i kujdesshëm për të mos ju shkaktuar dhimbje.
3- Rriten përkëdheljet
Ndoshta e bënte edhe më parë, ndoshta jo, por tani një gjë është e sigurt që i pëlqen t’ju përkëdhelë dhe t’ju kushtojë vëmendje. Ju mbani brenda vetes tuaj një qënie njerëzore, që është fëmija i tij. Kjo është një tjetër arsye që në sytë e tij të jeni më seksi se kurrë.
4- Marrëdhënia seksuale (kur ndodh) është më e bukur se herët e tjera
Ndoshta shkaktare janë hormonet, të cilat gjatë shtatzanisë rrisin dëshirën e gruas për marrëdhënie intime, krijojnë një lubrifikim më të mirë gjatë aktit seksual si edhe rrisin fluksin e qarkullimit të gjakut tek organet tuaja gjenitale (kjo për të nënkupton më shumë kënaqësi), por marrëdhënia seksuale gjatë 9-të muajve të shtatzanisë është më e bukur se kurrë. Dhe në disa çifte vihet re një rritje e frekuencës së marrëdhënieve intime.
5- Për të jeni një dea!
Ti ndoshta edhe mund të mos ndihesh super-seksi, por bashkëshorti juaj padyshim që ju shikon si të tillë. Për të jeni jo vetëm fizikisht tërheqëse, por tani ju po rrisni brenda vetes tuaj krijesën e tij dhe kjo në sytë e tij ju bën të dukeni dea e dashurisë!

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook