Mix
Fertilizimi In-Vitro, sa rendesi ka mosha e nenes?
Zakonisht kjo metodë përdoret kur çifi ka vendosur të sjellë në jetë një fëmijë në moshë të madhe dhe ngjizja natyrale nuk është duke ndodhur. Nëse do të mendoni të filloni një shtatzani për herë të parë në moshën 37-38 vjeçare me siguri përpjekjet tuaja do të shkojnë dëm dhe ju do ta gjeni veten duke kërkuar ndihmë mjekësore.
Një proces i pakthyeshëm
Fertiliteti i gruas lidhet me moshën dhe me cilësinë apo sasinë e ovociteve të pranishme në vezorem të cilat fillojnë të bien rreth moshës 32 vjeçare, për të pësuar një rënie edhe më të shpejtë pas moshës 37 vjeçare.
Tani fillojnë të rriten problemet që mund të kompromentojnë aftësinë e gruas për shtatzani por edhe për të sjellë në jetë një fëmijë me probleme të caktuarta.
Të dhënat që i përkasin fekondimit artificial me transferim embrionesh vërtetojnë qartë se numri i bebeve të ardhura në jetë pas transferimit të embrionit bie ndjeshëm me rritjen e moshës së gruas. Edhe pse fertilizimi In-Vitro është një teknikë që përdoret prej më shumë se 40 vitesh në shumë vende të botës, nuk mund të sigurojë menjëherë efikasitet nëse gruaja është në moshë të madhe. Nëse gruaja ka kaluar moshën 36 vjeçare duhet të bëjë trajtim me medikamente për 6 muaj dhe më pas të vazhdohet me proçedurat e tjera të fekondimit.