Lidhu me ne

Kioske

Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden

Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri. 

Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin. 

Mirëpo problemi këtu është diku tjetër: Donald Trump është instrumenti i vetvetes për rigjenerimin e perceptimit publik për të si alternativë ndaj një administrate që nuk ka se çfarë të premtojë veçse të ngrejë alarmin për të ardhmen e ShBA.

Sali Berisha nuk premton asgjë të re që nuk e ka premtuar së paku dy herë: herën e parë dekomunistizimin, herën e dytë dekriminalizimin e vendit nga shteti i Padrinos Fatos Nano. Përralla. Sot ai bërtet përballë narkoshtetit të Edi Ramës. 

Edhe sikur të gjitha tezat t’i ketë të drejta z. Berisha duhet të fitojë që të nisë revolucionin dhe të shpëtojë Shqipërinë. E që ta bëjë këtë atij i duhet një konsensus më i gjerë sesa ai i militantëve të partisë së vet. Nuk ka asnjë gjasë teorike tashmë që Berisha ta përfaqësojë atë konsensus edhe të elektoratit aktiv. Edhe me Ilir Metën në krah. Ose: sidomos me këtë në krah. 

Ndryshimi, që të jetë i besueshëm duhet të nisë nga ai që e premton. Dhe z. Berisha e di shumë mirë se që nga maji 2017 kur ai u bë avokati i paktit të bashkëqeverisjes atij i mungon një emër dhe një ekip i besueshëm për të qeverisur, por edhe për të fituar. E vetmja mënyrë që të ndodhte kjo janë zgjedhjet reale dhe efektive në parti, pa të si pjesë. 

Nuk po flasim për legjitimitetin e tij si kryetar i PD-së, por për legjitimimin e ndryshimit në shkallë vendi. Por z. Berisha as që ka ndërmend të lëvizë. Sepse fundja këtë di të bëjë edhe më mirë. Është ironike por rasti i tij sot i ngjan atij të Joe Biden, të cilit po i thonë të tërhiqet sepse  nuk fiton dot. 

Por Biden po qëndron dhe mundet edhe ta bëjë mrekullinë përballë Trump. Edhe Berisha mund ta bëjë mrekullinë, vetëm se në të dyja rastet do ishte një mrekulli që do e ndante vendin thellë.

Ndaj sërish mençuria politike dikton tërheqjen, që nuk është detyrimisht braktisje. Biden nga të tjera premisa nuk po ikën, Berisha mesa duket o për delir, ose për bythën e vet. Nuk ka asgjë serioze në këtë vend, të mos kemi iluzione. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Maska për fytyrë që Kendall Jenner përgatit vetë në shtëpi

Kendall Jenner është një prej modeleve më të pëlqyera për linjat trupore dhe bukurinë e saj natyrale. Duke pasur parasysh...

Mix4 orë më herët

Cili është kuptimi i ëndrrave me njerëzit tanë të shtrenjtë të cilët nuk jetojnë më

Kur ne ëndërrojmë truri ynë bën shumë gjëra, përfshirë gjërat më bazike të një dite rutinë, problemet, puna , shkolla...

Radar4 orë më herët

Edmond Spaho ngel pa lekë, “lyp” te demokratët: Më ndihmoni të mbuloj shpenzimet e fushatës, ja ku e keni numrin e llogarisë

Nuk kanë fund perlat dhe çuditë nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Pasi futi Berisha me “kuç dhe me maç”...

Mix7 orë më herët

5 shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i...

Mix7 orë më herët

Justin Baldoni shfaqet me pamje të re në mes betejës ligjore me Blake Lively

Aktori i njohur Justin Baldoni ka dalë me një stil të ri flokësh duke i shkurtuar. Ky vendim i tij...

Aktualitet7 orë më herët

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e...

Kryesore8 orë më herët

Rama: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë...

Mix8 orë më herët

Sekretet që Meghan Markle pritet të zbulojë në podcastin e ri!

Meghan Markle po kthehet në lojën e podcast-it dhe po sjell disa emocione serioze me projektin e saj të fundit....

Mix8 orë më herët

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

Shqipëria, perla e fshehur e Ballkanit, ofron një përzierje magjepsëse të peizazheve mahnitëse, historisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë...

Aktualitet8 orë më herët

Për të kuptuar kohën që jetojmë, duhet të kuptojmë Turqinë

Turqia na ofron disa mësime të rëndësishme mbi epokën që po përjetojmë. E para është se për liderët autoritarë – ata që...

Facebook