Lidhu me ne

Mix

20 gjëra që duhet të dini kur jeni shtatzanë për herë të parë

  1. Shenjat që vërtetojnë se jeni shtatzënë

Shpesh disa simptoma të rreme mund të shkaktojnë konfuzion tek ju. Mënyra më e mirë për të hequr dyshimet është të bëni testin ose analizat, por disa shenja të përgjithshme janë të përzierat, dhimbje shpine, marramendje dhe mungesë të ciklit menstrual.

  1. Vizitat tek mjeku për kujdesin prenatal janë të rëndësishme

Zgjidhni gjinekologun më të mirë dhe mos anashkaloni kurrë kontrollet mujore. Kjo ndihmon në vlerësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Për më tepër, është gjithashtu e nevojshme për të frenuar ndonjë çrregullim zhvillimor në një fazë të mëparshme.

  1. Kuptimi i historisë mjekësore të familjes

Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mbani mend gjatë shtatzënisë. Kjo ju ndihmon të mësoni për çrregullimet gjenetike ose anomalitë e lindjeve në vijën e familjes.

  1. Vaksinat janë të rëndësishme

Vaksinat do t’ju mbrojnë nga sëmundjet, prandaj është shumë e rëndësishme të mos anashkaloni asnjë si psh, ajo e hepatitit B, hepatiti A, gripi etj.

  1. Ndarja e fazave të shtatzanisë

Shtatzënia ndahet në tri faza, secila prej tre muajsh, të quajtura trimestër. Me çdo fazë kalimtare, ndryshimet fiziologjike ndodhin në trupin tuaj në formën e ndryshimeve hormonale, paqëndrueshmërisë së presionit të gjakut, frymëmarrjes dhe metabolizmit.

  1. Gjakderdhja mund të ndodhë gjatë shtatzënisë

Kjo lloj gjakderdhjeje ndodh kur veza udhëton poshtë tubit fallopian dhe në mitër, ku ajo implantohet. Mënyra më e mirë për ta njohur atë është nga ngjyra e saj. Shpesh është ngjyrë kafe ose rozë në kontrast me ngjyrën e zakonshme të kuqe të gjakut menstrual. Edhe pse nuk është një faktor shqetësues, është mirë të konsultoheni me një mjek.

  1. Sa shtim në peshë është normal?

Fitimi i peshës varet nga indeksi i masës trupore para shtatzënisë. Konsumi i ushqimit të duhur dhe të kuptuarit e nevojave të fëmijës janë prioritet.

  1. Çfarë duhet të hani dhe çfarë të mos hani

Së bashku me dozën e rregullt të vitaminave dhe suplementeve, duhet të keni një dietë ushqyese, të shëndetshme dhe të balancuar. Mjekët, zakonisht, ofrojnë një tabelë diete të përshtatshme sipas nevojave tuaja unike.

  1. Aktivitetet fizike janë një domosdoshmëri

Rutina juaj e përditshme e ushtrimit siguron funksionimin normal të trupit tuaj. Mos harroni, lindja e fëmijës është një proces i mundimshëm që kërkon shumë energji. Vetëm një trup i shëndetshëm mund të përballojë fazat e ndryshme të lindjes.

  1. Mund të ketë shqetësime gjatë shtatzanisë

Të qënit shtatzënë nuk është e lehtë. Do të ketë shqetësime gjatë gjithë periudhës. Çështje të tilla si kapsllëku dhe të vjellat mund t’ju lodhin.

  1. Udhëtimi gjatë shtatëzanisë

Udhëtimi është i sigurt në fazat fillestare, por mund të jetë i rrezikshëm kur afrohet afati juaj i lindjes.

Faktorët pse mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të shmangni udhëtimin:

  • Historia e lindjes para kohe ose abortit më herët;
  • Shtatzënitë e shumëfishta (binjakë ose më shumë);
  • Tensioni i lartë i gjakut;
  • Anomalitë placentale;
  • Diabeti gestacional;
  • Histori gjakderdhjeje gjatë shtatzënisë;
  • Historia e preeklampsisë ose shtatzënia ektopike.
  1. Mbani qëndrimin e duhur

Gjithmonë jini pozitive. Kjo do t’ua bëjë më të lehtë shtatzaninë.

  1. Mbani mënjanë shqetësimet tuaja të karrierës

Një karrierë që ngjit shkallët së bashku me mëmësinë do të ishte ideale. Në të kundërt, mos u shqetësoni mund të riktheheni në karrierë sapo të vendosni një balancë me fëmijët.

  1. Vendosni kohën për çdo gjë

Një studim ka treguar se nënat që punonin shumë gjatë shtatzanisë, lindin fëmijë me peshë më të ulët lindjeje. Për këtë arsye duhet të gjeni kohë të pushon ishpesh.

  1. Zgjidhni vendin elindjes

Ju duhet të planifikoni. Është e rëndësishme të zgjidhni një vend që është më i miri për ju dhe i përshtatet nevojave të familjes suaj.

  1. Çfarë është dhimbja e lindjes

Duhet të dini të identifikoni këtë lloj dhimbjeje. Shenjat kryesore të saj janë kontraktimet e shpeshta që rriten në kohëzgjatje dhe intensitet.

  1. Frika mund të vonojë procesin e lindjes

Gratë që kanë frikë nga lindja do të shpenzojnë rreth një orë e gjysmë më shumë se gratë që nuk kanë frikë për lindjen.

  1. Bëni paraprakisht blerjet për fëmijën

Një tjetër gjë që ju duhet të dini rreth shtatzënisë është të shmangni përgatitjet e minutës së fundit. Disa rroba, çarçafë e batanije duhet t’i keni gati kur fëmija të ketë ardhur në jetë.

  1. Të mësuarit dhe të kuptuarit e kujdesit ndaj fëmijëve dhe prindërve

Pas lindjes vjen një përgjegjësi e papritur që mundt ë jetë e vështirë për shumë prej jush. Prandaj bisedoni me mejkun, miqtë, të afërm, lexoni rreth çështjeve të ndryshme të kujdesit për fmëijën.

  1. Shtatzënia mund të përmirësojë kujtesën tuaj

Studimet kanë treguar se gratë që kanë lindur fëmijë kanë kujtesë më të fortë se ato që nuk kanë.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix14 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar15 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix15 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar15 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix15 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar15 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook