Lidhu me ne

Mix

Tri trajtime me rozmarinë për flokë të fortë e plot shkëlqim

Tri trajtime me rozmarinë për flokë të fortë e plotFoto ilustruese, marrë nga Google

Të trajtosh flokët e dëmtuar apo t’i mbash ata të shëndetëshëm, janë dy procese njëjtë të vështira. Kushdo që ka flokë të gjatë apo delikatë e kupton fare mirë këtë.

Ndër kurat dhe trajtimet e pafundme, në krye të listës qëndrojnë gjithnjë ato me bazë bimore dhe natyrale. Një ndër to AgroWeb.org jua sugjeron dhe sot, për të pasur flokë të shëndetshëm e të fortë. Me siguri për rozmarinën e për shijen e saj të mirë në gatime keni dëgjuar, por këtë herë ju këshillojmë ta përdorni për flokët.

Kjo erëz është një trajtim natyral i mrekullueshëm, për sa u përket flokëve të dëmtuar dhe delikatë. Për ta përdorur te flokët tuaj lexoni më poshtë përgatitjen e saj fare lehtë në shtëpi.

Përse duhet ta përdorni

Së pari, rozmarina do t’u dhurojë flokëve një aromë të mrekullueshme dhe do ta bëjë ngjyrën e tyre më të fortë e të thellë. Gjithsesi, efektet më të rëndësishme kjo erëz i ka te shëndeti i flokëve dhe i skalpit të kokës.

Nëse vuani nga probleme të zbokthit apo me lëkurën e kokës, rozmarina do t’ju japë zgjidhjen më të shpejtë. Kjo pasi stimulon rritjen e mirë të flokëve, forcimin e rrënjës, shkëlqimin e tyre dhe ju çliron nga stresi.

Si ta përgatisni

Në këtë artikull AgroWeb.org ju këshillon tri mënyra të thjeshta e të shpejta që gjithsecili mund t’i përgatisë në shtëpi.

Vaji i rozmarinës

Për ta përgatitur vajin e rozmarinës nuk do t’ju duhet asgjë e veçantë, përveç një tufe nga erëza dhe pak vaj ulliri. Merrni një ose dy degë rozmarine dhe vendosini në një enë apo shishe qelqi hermetike.

Mbusheni atë me vaj ulliri, derisa rozmarina të mbulohet plotësisht dhe mbylleni mirë me kapak. Këtë enë lëreni në një vend të errët e të thatë për 1 muaj e më pas do të jetë gati.

Aplikojeni vajin në flokë të thatë para se të bëni dush. Bëjeni këtë që nga rrënja e flokëve deri te majat dhe mbajini për 1 orë në mënyrë që rozmarina të veprojë.

Uji i rozmarinës

Një tjetër mënyrë e lehtë dhe shumë natyrale e përdorimit të rozmarinës është nëpërmjet zierjes së saj në ujë. Për të përfituar shumë lehtë flokë të butë dhe të shkrifët, ndiqni këshillat e AgroWeb.org. Mbushni një tenxhere me ujë, vendoseni në zjarr të ziejë dhe shtoni brenda disa degë rozmarine.

Kur uji të jetë zier plotësisht dhe rozmarina të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e saj, fikni zjarrin dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kulloni ujin me kujdes dhe mund ta shpëlani kokën me të menjëherë pas dushit. Gjithashtu mund ta ruani në shishe të vogla dhe të lyeni flokët çdo herë pasi bëni dush.

Tonik me rozmarinë

Për këtë trajim do t’ju duhet një përzierje e gjithë çfarë lexuat më lart. Në një shishe hidhni gjysmë litri ujë të nxehtë, 5 lugë gjelle ujë rozmarine si ai që shpjegohet më lart dhe 10 pika vaj rozmarine. Lëreni ujin të ftohet, e më pas aplikojeni këtë tonik te rrënjët e flokëve, si një trajtim kundër zbokthit dhe problemeve me skalpin./AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar2 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix23 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime23 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 ditë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 ditë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 ditë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar1 ditë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Facebook