Lidhu me ne

Mix

Mbesa yll e Donald Trump mban fjalimin e parë: Do flas sot për atë anë të gjyshit që bota s`e njeh

Mbesa yll e Donald Trump mban fjalimin e parë: Do flas sot për

Kai Madison Trump, 17 vjeç është mbesa e madhe e Donald Trump. Ajo është vajza e Donald Jr nga martesa me Vannessa-n. Kai, një vajzë simpatike, e thjeshtë dhe shumë e artikuluar mbajti fjalimin e saj të parë publik në mbështetje të gjysh Donaldit.

“Përshëndetje të gjithëve.

Unë jam Kai Madison Trump.

Jam mbesa e Donald Trump.

Do flas sot për atë anë të gjyshit që njerëzit nuk mund ta shikojnë.

Për mua ai është një gjysh tipik. Na jep ëmbëlsira dhe pije kur prindërit tanë s`e kanë mendjen dhe do gjithmonë të dijë si kaluam në shkollë.

Kur unë marr fleta lavdërimi, ai i printon që t`ua tregojë shokëve se sa krenar është për mua.

Më merr gjatë mësimit për të më pyetur si shkoi loja ime e golfit dhe më tregon për të tijën.

Më duhet t`i kujtoj se jam në shkollë dhe do e telefonoj më vonë.

Kur luajmë golf bashkë dhe unë s`jam në skuadër me të, ai përpiqet të hyjë në kokën time.

Dhe habitet gjithmonë që unë s`e lejoj.

Më duhet t`i kujtoj që unë jam një Trump gjithashtu.

Edhe pse ka kaluar nëpër gjithë këto çështjet me gjykatat, gjithmonë më ka pyetur si po kaloj unë.

Më shtyn gjithmonë që të jem njeriu më i suksesshëm.

Qartësisht ai ka vendosur standarde të larta, por ku i dihet një ditë unë mund ta arrij.

Të shtunën u shokova kur mësova se ishte qëlluar.

Doja thjesht të dija a ishte mire.

Është zemërthyese të dish që një njeri mund t`ia bëjë këtë një njeriu tjetër.

Shumë njerëz e kanë përballur me ferrin gjyshin tim, por ai qëndron sërish në këmbë.

Gjyshi, ti je frymëzim dhe të dua.

Media e ka bërë gjyshin tim të duket si dikush që nuk është, por unë e njoh atë.

Ai është i dhembshur dhe i dashur.

Ai do më të mirën për këtë vend dhe do luftojë çdo ditë për këtë “To make America great again”.

MË TEPËR

Temporal12 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar13 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike15 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet15 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske16 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar17 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar17 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar17 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook