Lidhu me ne

Mix

10 Fruta që duhet të konsumoni Çdo javë për një shëndet të mirë

Frutat janë ai grup ushqimesh që nuk duhet t’i shmangni kurrë. Ato falin ëmbëlsi, freski, shije dhe shumë vlera ushqyese të domosdoshme për organizmin tuaj.

Sipas ekspertëve të shëndetit, tek të cilat AgroWeb.org bazohet, ka disa fruta specifike që nuk duhet t’i ndani nga regjimi juaj ushqimor, me të cilat AgroWeb.org ju njeh në vazhdim.

Boronicat

Boronicat kanë fuqi ushqyese të mëdha! Ato përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan. Janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme, të cilat janë të rëndësishme në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Mollët

Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante që kanë treguar se mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri për shkak të përbërjeve polifenolike. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit gastrointestinal.

Portokallet

Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ato gjithashtu ofrojnë një grup unik të lëndëve ushqyese, duke përfshirë kaliumin, hekurin, kalciumin, vitaminën E dhe vitaminat e shumta B. Vitamina C ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili vonon plakjen e lëkurës dhe ju bën të dukeni të rinj.

Kumbullat e thata

Kumbullat, e veçanërisht kumbullat e thata, janë një burim i dobishëm i lëndëve ushqyese. Këto fruta ndihmojnë me tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave, duke ndihmuar kundër konstipacionit.  Përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në zhvillimin e disa proteinave të nevojshme për koagulimin e gjakut dhe forcimin e kockave.

Mjedrat

Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Manaferrat

Manaferrat janë po aq të larta në fibra sa mjedrat. Megjithatë, manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K. Ashtu si boronicat, manaferrat përmbajnë gjithashtu antocianin.

Bananet

Bananet janë të pasura me fibra dietike, të cilat ndihmojnë në reduktimin e urisë e duke ju ndihmuar kështu në menaxhimin e peshës dhe uljen e rrezikut të obezitetit. Ato janë gjithashtu shumë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.

Domatet

Së bashku me sasitë e mëdha të vitaminës A, domatet njihen si një burim i fortë i likopenit, një tjetër antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në eliminimin e radikaleve të lira dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Shalqiri

Krahas sasisë së lartë të likopenit, shalqiri konsiderohet si një nga frutat më hidratues me rreth 92% përmbajtje uji. Gjithashtu konsumi i këtij fruti mund të ndihmojë me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.

Avokado

Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Por përmban edhe vitamina të tretshme në ujë si vitamina C dhe B ,që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar dhe atë të syve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura, të cilat mund të reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix43 minuta më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske48 minuta më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal2 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar2 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore2 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix19 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook