Kryesore
Kryeministri Rama: Atentati ndaj Donald Trump, TRAGJEDI për botën demokratike!
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si “tragjedi për Botën demokratike”, atentatin ndaj ish-Presidentit, Donald Trump në miting në Pensilvani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president në SHBA qëllohet gjatë një tubimi dhe ku një person mbeti viktimë.
“Është shqetësuese të jesh dëshmitar se si një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike.
Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shprehet Rama në reagimin e tij në “X”.