Lidhu me ne

Mix

Cila është mosha më e mirë për ta hipur një bebe në avion?

Cila është mosha më e mirë për ta hipur një bebe

Courtney Orgias, e cila poston për udhëtimet e familjes së saj në Instagram, tha për HuffPost: “Udhëtimi i parë me avion i vajzës sonë ishte në javën e 10-të dhe ishte kaq i qetë dhe i lehtë”.

‘Në të vërtetë nuk është aq e vështirë sa mund të mendohet,’ tha Orgias. ‘Ne fluturuam rreth katër orë dhe ajo fjeti pothuajse gjatë gjithë rrugës.’

Në krahasim, fëmija tjetër i saj nuk hipi në aeroplan deri sa bëri dy vjeç dhe për atë ishte thjesht një situatë më sfiduese.

Një nënë tjetër, Stephanie Claytor tha:

“Si nënë që ushqej me gji, mendoj se mosha ideale për të fluturuar me një fëmijë është midis katër muajsh”.

Nga ana tjetër, të fluturosh me një fëmijë të vogël që nuk po e ushqen më gji, ‘është më i vështirë dhe kërkon që të sjellësh shumë ushqime me vete, tha ajo.

Monet Hambrick, e cila gjithashtu poston në Instagram për aventurat e saj me dy fëmijët e saj, 8 dhe 10 vjeç, thotë se koha më e mirë për të fluturuar me një fëmijë është “para se të fillojnë të zvarriten”.

Përparësi të tjera të fluturimit me një foshnjë

Përveç dremitjeve të shpeshta dhe lëvizjes së kufizuar, ka disa avantazhe të tjera për të udhëtuar me një fëmijë më të vogël.

Një fillim i hershëm fluturimi i vë ata – dhe ju – në rrugën e duhur për më pak ankthe udhëtimi më vonë. ‘Sa më shpejt të fluturoni me fëmijën tuaj, aq më pak ankth do të keni krijuar për udhëtimet në të ardhmen,’ tha Orgias.

Të kesh një fëmijë më pak të lëvizshëm është më e lehtë jo vetëm në avion, por edhe gjatë rrugës së mundimshme nëpër aeroport. ‘Është shumë më e lehtë të marrësh dhe të shkosh,’ tha Orgias. “Mund t’i vendosni fëmijët në një karrocë.”

Por ka disa konsiderata mjekësore për t’u theksuar

Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe ose ka ndonjë problem shëndetësor, patjetër që do të duhet të konsultoheni me pediatrin përpara se të bëni rezervimet tuaja. Mund t`ia vlejë gjithashtu të flisni me ta për sëmundjet ngjitëse si gripi, ose ku ndodhet fëmija juaj në serinë e tyre të vaksinimeve.

Është e natyrshme që prindërit e rinj të kenë prioritet shqetësimet për fëmijën, por mos harroni se dikush që sapo ka lindur është gjithashtu në një rrezik të shtuar për disa komplikime mjekësore.

Edhe nëse keni pasur një shtatzëni normale, ka ende disa faktorë rreziku për të udhëtuar pas lindjes së një fëmije.

Këto përfshijnë mpiksjen e gjakut, hemorragjinë pas lindjes dhe preeklampsinë, tha Greves. Duhet të dini se aty ku po shkoni ka apo jo mundësi për marrjen e ndihmës së menjëherëshme shëndetësore.

Përveç kësaj, nëse keni bërë një lindje me cezarian, do t’ju këshillohet të mos ngrini objekte të rënda – të tilla si një valixhe – për 6-8 javë.

Në përgjithësi, Greves rekomandoi që të përpiqeni të lëvizni këmbët rregullisht gjatë fluturimit (për të parandaluar mpiksjen e gjakut) dhe të udhëtoni me dikë që mund t’ju ndihmojë. Hambrick, për shembull, mori nënën e saj me vete kur ajo fluturoi nga Nju Jorku në Florida me të porsalindurin e saj.

Këtu janë disa këshilla për një udhëtim të qetë:

Jepini vetes pak kohë shtesë. ‘Me një fëmijë, ju thjesht nuk e dini sa kohë ju duhet,’ tha Hambrick. Ata mund të duhet të ndërrohen. Mund t`ju bëjnë juve pis, kështu që mbani edhe rroba për veten në çantën e dorës.

Bebit jepini vazhdimisht qumësht, sepse ndihmon në lehtësimin e presionit në veshët e vegjël të foshnjës.

Mundohuni të mos stresoheni. Edhe kur fëmija nis të qajë dhe gjithë pasagjerët shfryjnë.

Përdorni një mbajtëse për fëmijë. Një karrocë, ose kangur do të zgjidhte punë.

të mund të përdorte tualetin ndërsa udhëtonte e vetme me një të vogël.

Planifikoni fluturimet në mënyrë strategjike. Nëse fëmija juaj ka një kohë të rregullt të gjumit, përfitoni nga kjo. Mund ta zgjidhni fluturimin në orarin kur bebi fle gjumë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook