Lidhu me ne

Mix

Agjencia e Statistikave nxjerr shifrën: Ja sa është popullsia e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë planifikohet të publikohen në fund të vitit. Ai tha se nuk pritet të ketë dallime të mëdha nga të dhënat paraprake, duke theksuar se sipas praktikave edhe në vendet e rajonit, ndryshimi mund të jetë nga 1 deri në 3 për qind.

Regjistrimi i popullsisë u krye në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj. Kastrati tha se në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon. Aktualisht, sipas tij, në diasporë janë regjistruar rreth 600.000. Sa i përket regjistrimit të komunitetit serb, ASK, tha se procesi u bojkotua në masë të madhe në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Ndërkaq, serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit.


Sipas të dhënave paraprake, në Mitrovicë të Veriut janë regjistruar 2.300 persona, në Zveçan, 435, në Zubin Potok 758 dhe në Leposaviç 3.207. ASK tha se mosha mesatare në Kosovë është rritur. Më 2011, mosha mesatare në vend llogaritej të jetë rreth 30 vjeç, ndërkaq tani është 34.32. Gjatë prezantimit të të dhënave u tha se nëntë komuna kanë pasur rritje të popullsisë, ndërkaq 29 të tjera ka pasur rënie. Fushë Kosova prin me rritjen më të madhe prej rreth 84 për qind. Në këtë komunë po ashtu jetojnë më së shumti persona në një metër katror, përkatësisht 762.

/ REL

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Si suksesi i TikTok ndezi garën për videot e shkurtra?

Dominimi i TikTok në tregun e videove të shkurtra po forcohet gjithnjë e më shumë, duke nxitur platformat më të...

Mix3 orë më herët

Jay Leno tregon se sa shumë kujdeset për gruan e tij: Më pëlqen ta bëj, ajo është një grua shumë e pavarur…

Në një bisedë me “In Depth with Graham Bensinger”, ish-prezantuesi i emisioneve të vona të natës ndau se si është...

Mix3 orë më herët

Kate Hudson jep disa këshilla që çdo nënë duhet t’i ndjekë: Mos prisni asgjë prej tyre

Kelce, e cila ka katër vajza nën moshën pesë vjeç me bashkëshortin e saj yll të NFL-së, Jason, u pajtua,...

Mix3 orë më herët

Ben Affleck zbulon se babai i tij qante kur shikonte filmin e David Lynch ‘Njeriu Elefant’

Aktori 52-vjeçar shfletoi koleksionin e Criterion Closet dhe përzgjodhi disa nga krijimet kinematografike që ai i konsideron të preferuarat e...

Mix3 orë më herët

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të...

Mix3 orë më herët

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai...

Mix4 orë më herët

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë të lirë

Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale...

Mix4 orë më herët

“Havoc” me Tom Hardy është filmi më i shikuar sot në botë në Netflix!

U publikua vetëm pak ditë më parë në Netflix, por “Havoc” nga regjisori dhe skenaristi Gareth Evans është kthyer tashmë...

Radar4 orë më herët

Detyroi Grenell dhe Trump të reagojnë, Alfred Lela heq përgjegjësinë nga vetja: Lajmin e kishim kopjuar te një portal tjetër

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë...

Kioske4 orë më herët

Ja pse pasaporta europiane është super premtim elektoral sipas Chatgpt

Ja pse një shtet si Shqipëria mund të ketë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian: 1. Përfitime Ekonomike Qasje në...

Facebook