Lidhu me ne

Radar

Laburistët fitojnë thellë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri

Laburistët fitojnë thellë zgjedhjet në Mbretërinë

Partia Laburiste ka fituar thellë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë pushtetin pas 14 viteve në opozitë. Sir Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri i vendit. Liderë nga mbarë bota kanë nisur ta urojnë për detyrën. 

Rishi Sunak ka thënë se pranon përgjegjësinë për humbjen historike të Partisë Konservatore,  e cila siç treguan sondazhet përgjatë fushatës, thuajse u “shkërmoq” duke humbur edhe vendin e dytë në shumë prej zonave zgjedhore. 

Laburistët do të formojnë qeverinë e ardhshme, me një shumicë prej 211 ulësesh.

Sunak u tha mbështetësve: “Populli britanik ka dhënë një verdikt të rëndë sonte, ka shumë për të mësuar… dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen.” Ai pritet të japë dorëheqjen, duke i hapur rrugë zgjedhjes së një lideri të ri për konservatorët. 

Konservatorët kanë marrë rezultatin më të keq në historinë e tyre. Ata kanë humbur më shumë se 250 mandate dhe do të mbeten me vetëm 121 deputetë.

Ndërsa kryeministri i ri, nuk e fshehu entuziasmin. Sir Keir tha “ndryshimi fillon tani”, duke shtuar “ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë” dhe “vendi po zgjohet me rrezet e shpresës”. 

Lideri i forcës populiste, Reform UK, Nigel Farage fitoi një vend në Parlament në përpjekjen e tij të tetë, në Clacton, duke premtuar “ky është vetëm hapi i parë i diçkaje që do t’ju trondisë të gjithëve”. Reform UK ka katër deputetë deri tani dhe ka gërryer kryesisht Partinë Konservatore. 

Po kështu një rezultat pozitiv duket edhe për Liberal Demokratët, që mbërrijnë në kuotat e 71 deputetëve. 

Partia Kombëtare Skoceze ka patur një rezultat zhgënjyes. Deri tani parashikohet të reduktohet në vetëm nëntë deputetë, ndërsa Laburistët rimarrin dominimin në Skoci.

Disa figura qëndrore të konservatorëve kanë humbur mandatin, përfshirë ish Kryeministren Liz Truss, Sekretarin e Mbrojtjes, Grant Shapps dhe lideren e Commons, Penny Mordaunt. 

Ish-lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, ka mposhtur partinë e tij të vjetër për të ruajtur mandatin e tij në Islington North si kandidat i pavarur. 

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix4 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar5 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar5 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport5 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar5 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet5 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix8 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix9 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook