Lidhu me ne

Kritike

Problemi nuk është “non-grata” diplomatike por ajo elektorale

Blendi Kajsiu

Fitorja e vulës së PD-së përvec entuziazmit ka krijuar edhe iluzionin e gabuar në kampin berishist se i vetmi problem me të cilin përballet tashmë PD-ja e Berishës ëshë cështja e non-gratës. Këtë iluzuion e kanë ushqyer jo vetëm berishistët por edhe kritikët e tyre që sulmet ndaj berishizmit shpesh i kanë përqendruar te non-grata.
E megjithatë problem real i berishizmit sot nuk është non-grata amerikane apo britanike por non-grata që shumica dërmuese i ka dhënë berishizmit që në zgjedhjet e vitit 2013. Ky verdikt u ri-përsërit si në vitin 2017 edhe në vitin 2021. Humbësi kryesor i tre zgjedhjeve të fundit parlamentare ka qenë berishizmi, që nuk arriti të fshihej pas buzqeshjes bosh të Bashës. E thënë shkurt, shumica dërrmuese e elektoratit shqiptar sot, dhe me shumë gjasa nesër, nuk e sheh berishizmin si alternativë qeverisëse, pavarësisht zullumeve të qeverisjes aktuale.

Idea se një opozitë mund të vijë në pushtet thjesht si pasojë e degradimit të qeverisjes ra që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ndaj është shumë i vogël probabiliteti që nesër, pra në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha do transformohet në alternativë si pasojë e degradimit të qeverisë Rama. Standarti politik që ofron berishizmi është aq i ulët saqë i përjetëson lehtësisht socialistët dhe Edi Ramën në pushtet.
Kjo për arësyen e thjeshtë se qeverisja Berisha, përtej sukeseve të saj, ka shënuar disa nga skandalet korruptive më eksplozive të tranzicionit shqiptar, sic ishte Gërdeci ku është përfshirë direkt familja e tij. Pasurimi i kësaj të fundit nëpërmjet pushtetit mbetet një fakt politik edhe nëse nuk vërtetohet kurrë juridikisht. Pa përmendur bashkëqeverisjen e tij me Ilir Metën korrupsioni i të cilit është regjistruar me zë dhe figurë.

Por nëse Gërdeci ishte një nga shpërthimet më tronditëse të korrupsionit shqiptar, 21 Janari me vrasjen e protestuesve paqësor para kryeminstrisë shënoi një nga pikat më të ulëta të demokracisë shqiptare. Reagimi i dhunshëm i Berishës ndaj mediave dhe sistemit të drejtësisë, që thjesht kërkonin të zbardhnin masakrën e 21 janarit, është një nga episodet më të errëta të demokracisë shqiptare. Ashtu sikurse denoncimi i Prokurores së Pëgjithëshme Ina Rama si “lavire bulevardi” nga kryeministri Berisha është një monument i dhunës së ekzekutivit ndaj pavarësisë së sistemit të drejtësisë si dhe i dhunës maskiliste në sferën tonë publike.
Natyrisht në këtë pikë gjithkush mund të argumentojë se problemi nuk është tek opozita por tek degradimi i qeverisjes Rama. Dhe degradimi i qeverisjes aktuale është i pamohueshëm. Problemi është se ai zbehet vazhdimisht përballë degradimit të opozitës berishiste që vetëm në këtë aspekt e fiton gjithmonë garën me pushtetin.
Përballë autoritarizmit të Ramës që e ka kthyer PS-në në piedestal personal, berishizmi e ka transformuar PD-në në pronë private të familjes berisha që herët a vonë do trashgohet nga djali apo vajza. Përballë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, që pushtetit socialist shpesh është përpjekur ti kapë dhe deformojë, berishizmi ofron Gjin Gjonin, simbolin më të shëmtuar të korruptimit të gjygjësorit shqiptar.
Përballë një grupi parlamentar socialist që ka degraduar në zgjatim të tekave anti-kushtetuese të Edi Ramës, berishizmi ofron një grup parlamentar pa parime dhe pa karakter që vazhdimisht lëpin atë që sapo ka pështyrë. Përballë një kryeministri që lejon hetimin por nuk merr asnjë përgjegjësi për korrupsionin e zv/kryeministrit të tij Arben Ahmetaj, kemi standartin Berisha që e mbrojti me dhunë dhe kërcënime ndaj drejtësisë korrupsionin e zv/kryeministrit Meta.
Korruptimi i vazhdueshëm i opozitës nga berishizmi është një nga tragjeditë më të mëdha të demokracisë shqiptare sot që eleminon cdo shpresë rinoviomi dhe përjeton socialistët në pushtet. Berishizmi tashmë e ka transformuar PD-në në një kënetë politike ku vdes cdo parim, ideal, normë apo shpresë e rinovimit politik. I vetmi funksion politik i berishizmit sot është elemini i cdo alternative opozitare dhe ofrimi i një standarti politik më të ulët se pushteti socialist. Pikërisht për këtë arësye ai është shpallur non grata nga shumica e elektorati shqiptar, shumë më përpara se nga SHBA-të apo Britania e Madhe.

Lapsi.al

Blendi Kajsiu

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook