Lidhu me ne

Mix

Në det me cikël menstrual. Po apo jo?

Në det me cikël menstrual. Po apo jo?

Një nga momentet më të këqija për çdo grua është kur i vjen cikli në ditët e plazhit.

Tamponë apo peceta, me shall apo me pantallona, të hysh a mos të hysh në det?

Po a ia vlen të shkosh në det kur je në ditët e gjakderdhjes?

Përgjigja është po dhe mund ta shijoni pa kufij. E vërteta është se prej vitesh jemi rritur me mite të rreme, të cilat është e drejtë t’i hedhim poshtë.

Gjithçka nis nga mendimi dhe mënyra sesi ndihesh në breg të detit teksa ke ditët e tua.

Disa gra, në fakt, mund të mos e gjejnë veten në një situatë vërtet komode, për shkak të ënjtjes fizike të shkaktuar nga menstruacionet, ose ngërçeve tipike të atyre ditëve; të tjerave mund t’i duket i pakëndshme kostumi i banjës dhe të kenë ndjenjën se janë bërë pis gjatë gjithë kohës.

Megjithatë ne duhet të sqarojmë disa besime që lidhen me ciklin menstrual.

Nuk është e vërtetë që uji ndalon hemoragjinë

Ai e ngadalëson atë, por është vetëm çështje e gravitetit. ‘Gjaku rrjedh nga mitra në vaginë përmes qafës së mitrës për shkak të gravitetit dhe presioni i ujit mund të zvogëlojë rrjedhën gjatë notit,’ shpjegon Dr. Jacqueline Ho, një eksperte e endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit.

Nuk ka asnjë “mister”, pra, as reagime të çuditshme të gjakut menstrual në kontakt me ujin e ftohtë. Ka të bëjë thjesht me fizikën.

Askush nuk do ta vërejë nëse humbni gjaku del në ujë

Çdo sasi e vogël gjaku që do të hynte në ujë ose do të neutralizohej nga trajtimi kimik i ujit, në rastin e pishinave, ose do të hollohej jashtëzakonisht shumë në një trup të madh natyror uji si liqeni, oqeani ose deti.

Tamponi i futur para notit është në fakt i pozicionuar shumë lart, ndërkohë që pjesa tjetër e vaginës mbetet mjaft e “mbyllur” në atë moment, kështu që kalimi i lëngjeve nga brenda dhe jashtë është praktikisht inekzistent.

Asnjë peshkaqen nuk do t’ju sulmojë!

Mund të duket e çuditshme, por disa gra gjithashtu e kanë këtë shqetësim, veçanërisht nëse e gjejnë veten duke notuar në ujëra shumë të hapura si oqeani. Në çdo rast, mund të jeni të sigurta: gjaku juaj nuk do të tërheqë asnjë krijesë të frikshme deti!

Dielli nuk e shton rrjedhën

Edhe pse këshillohet shmangia e ekspozimit gjatë orëve më të nxehta për ata që vuajnë nga rënia e presionit të gjakut dhe lodhja, është e gabuar të thuhet se rrezet e diellit kontribuojnë në bërjen e ciklit më të bollshëm. Prandaj, nëse nuk ndjeni ndonjë dhimbje të veçantë, mund t’i përkushtoheni nxirjes pa problem.

Fjala kyçe, në çdo rast, është të jesh e qetë me veten dhe trupin tënd; menstruacionet nuk duhet të jenë më një tabu, përkundrazi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook