Lidhu me ne

Mix

Pas memeve virale, Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërzitur nëpër foto

Pas memeve virale, Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërziturJON KOPALOFF/GETTY

Duket se edhe Ben është një nga ne, pra njeri me emocione! Aktori që së fundmi është bërë frymëzim për memet virale në internet “Sad Affleck”, po reagon rreth një perceptimi që publiku ka për qëndrimin e tij të zemëruar në fotot e paparacëve.

“Unë jam pak i turpshëm,” i tha Ben, prezantuesit Kevin Hart gjatë sezonit të katërt të “Peacock’s Hart to Heart”. “Por, mua gjithashtu nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse njerëzit më shohin dhe më thonë: “Pse ky tipi është gjithmonë i mërzitur?”. Sepse dikush del para meje dhe më përplas kamerën në fytyrë për të më bërë foto,” shton aktori.

Por, ka edhe një tjetër arsye pse ai shfaqet i mërzitur nëpër fotot e paparacëve. Ben kërkon që të mbrojë me çdo kusht familjen, e sidomos fëmijët që ai ka me ish-partneren Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Samuel, si edhe dy binjakët e Jennifer Lopez Max dhe Emme.

“Kjo situatë më ndodh edhe kur jam me fëmijët e mi dhe paparacët më bëjnë foto,” shtoi Affleck. “Në fakt, unë nuk e dua këtë gjë. Njerëzit mund të më bëjnë foto kur jam në një club, në një premierë filmi, me gruan time duke ecur, por jo kudo”, theksoi aktori.

Pas memeve virale, Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërziturFOTO: ROBERT KAMAU/GC IMAGES

Megjithatë, 51-vjeçari pranoi se detajin e mërzitjes nëpër foto ia kanë vënë në dukje edhe familjarët e tij që shpesh i kërkojnë që ta ndryshojë këtë qëndrim.

Pra, tani presim që ta shohim më të buzëqeshur.

Burimi: E News

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar13 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix16 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix16 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix16 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix16 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar16 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix16 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix17 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix17 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook