Lidhu me ne

Mix

Flasin ekspertët: A është i dëmshëm Cocomelon?

Për krahasim, në Netflix, “Cocomelon” u shikua për aq minuta (33.27 miliardë)- sa Luca, Moana, Raya dhe Last Dragon dhe Frozen II të kombinuara së bashku. 

Flasin ekspertët: A është i dëmshëm Cocomelon?FOTO ILUSTRUESE

 Për më shumë se një dekadë, Cocomelon është kthyer në fiksimin e qindra miliona fëmijëve në mbarë botën. Sot Cocomelon është një fenomen pasi videot e tyre shihen mesatarisht 1 miliardë herë çdo vit. Por pavarësisht se shfaqja është mjaft e zakonshme dhe e bazuar në këngë dhe vjersha që datojnë prej dekadash apo shekujsh më parë, shumë prindër tregojnë se fëmijët e tyre kanë vuajtur simptoma të varësisë ndaj këtyre serive. 

Për krahasim, në Netflix, “Cocomelon” u shikua për aq minuta (33.27 miliardë)- sa Luca, Moana, Raya dhe Last Dragon dhe Frozen II të kombinuara së bashku. Ky sukses i ka shtuar llogarisë bankare të Jay Jeon 460 milionë dollarë. Ai dhe gruaja e tij, e nisën projektin që në vitin 2016 duke u kujdesur që të gjitha episodet pasi të ishin përfunduar të vlerësoheshin nga ekspertët si të duhuara për fëmijët, në mënyrë që të kenë rol në edukimin e tyre. 

Por s’ka asnjë kontroll për varësinë që krijojnë të vegjlit nga ngjyrat dhe tingujt e episodeve. Një nënë tha për MailOnline se e lejuan djalin e tyre dy vjeçar të shikonte Cocomelon, por kur i biri, tashmë 3 vjeç qante sa herë ia fiknin televizorin, ia ndaluan.

“Ai u fiksua. Problemi nis kur programi ndërpritet – agresioni i menjëhershëm dhe mungesa e menaxhimit emocional ishte e frikshme. Nuk kishim parë kurrë që ai të kishte një reagim kaq të jashtëzakonshëm ndaj ndonjë emisioni tjetër televiziv për fëmijë”.

Por Sally Hogg, anëtare e lartë e politikave në Qendrën për Kërkime mbi Lojën në Edukim, Zhvillim dhe Mësim në Universitetin e Kembrixhit tha gjithashtu për MailOnline se koha para ekranit nuk është domosdoshmërisht e keqe për fëmijët, pasi mund të jetë edhe një mundësi për të mësuar sjellje të reja. Por kjo është thikë me dy presa, shtoi ajo, pasi heq mundësinë që nj fëmijë të luajë dhe të mësojë në mënyra të tjera.

Si u krijua Cocomelon?

Jay Jeon, i lindur në Korenë e Jugut, sapo ishte zhvendosur në Kaliforni ku edhe punonte në fushën e krijimit të reklamave. Kur dy djemtë e tij ishin në çerdhe, ai dhe gruaja e tij, një autore librash identiteti i së cilës edhe sot mbetet anonim, u këndonin që të mësonin alfabetin. Duke qenë se ishte i fushës, vendosi që këngët t’i shoqëronte me animim dhe fëmijët e tyre i pëlqyen. Kështu që ata filluan të ngarkojnë në YouTube që në 2007 gjithë çfarë kishin krijuar. Pas 17 vjetësh, i njëjti kanal ka rreth 170 milionë abonentë. Megjithëse shifrat ndryshojnë, në vitin 2021, ëall Street Journal raportoi se Cocomelon po fitonte afërsisht 120 milionë dollarë në vit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook