Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha: Edhe vetë Berisha e ka të qartë se nuk fiton dot ndaj Edi Ramës

Lulzim Basha: Edhe vetë Berisha e ka të qartë se nuk fiton dot

Lulzim Basha tha se nuk i përket kulturës politike që leh pas çdo vendimi.“Jemi një parti që kemi thënë se duam drejtësi, ndaj do të ishte fatale për ne dhe ndjekësit tanë, që mos bënim rekurs, përderisa rekursin e njeh drejtësia.

Ne jemi sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse ne besojmë më shumë, se sa ky debat mjeran”, tha ai.

Në një prononcim për mediat. Basha u shpreh i bindur se Sali Berisha nuk do të mundet dot të fitojë zgjedhjet dhe të realizojë ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve.

“Edi Rama po e përdor Sali Berishën si gogolin që do mbledhë votat, mjeran që kërkon të mbajë pushtetin”, tha Basha.

Në vijim ai tha se Berisha vendosi interesin e tij mbi atë të demokratëve, por edhe vetë Sali Berisha e ka të qartë se nuk e mund dot Edi Ramën.

“Ne duam të bashkojmë të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin në Shqipëri, duam ti bashkojmë nën logon e PD-së, ndaj edhe do të bëjmë rekursin.

Ka tre vjet që debati është marrë peng nga diskutimet për vulën dhe logon, është një debat që është marrë peng nga Qeveria. Nuk ka pikë rëndësie se me çfarë logosh dhe vulash do paraqitet altarnativa jonë, edhe pse preferoj që të jenë me ato të PD-së”, tha Basha.

Deklaratat Lulzim Basha  i bëri pas një takimi që pati me mbështetësit e tij, pjesë e strukturave të asaj që njihej para vendimit të Apelit, si Partia Demokratike zyrtare.

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook