Lidhu me ne

Mix

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë. Dhe ky është një gabim që njerëzit bëjnë zakonisht kur përpiqen të humbasin peshë. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse përqendroheni tek ato ushqime që mund të shtoni në vend të atyre që duhet të hiqni?

Cili është fruti më i mirë që ndihmon në reduktimin e peshës rreth barkut?
Frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ëmbël, që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë. Kjo veçanërisht nëse dëshironi të humbisni yndyrën e barkut.Sipas dietologëve, thote agoweb, një nga frutat më të mira që mund të konsumoni për një bark të sheshtë është molla! Konsumi i një molle në ditë mund të bëjë më shumë sesa të mbajë mjekun larg, pasi ato janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut. Mollët janë të shëndetshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e yndyrës së barkut.

Këto fruta janë veçanërisht të pasura me fibra pektinë, e cila bën dy gjëra: nxit ngopjen dhe mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj sepse fibrat e pektinës shpërbëhen ngadalë. Pra, padyshim që kur ndihemi të ngopur, nuk do të keni nevoje të konsumoni më tepër ushqim, shto këtu edhe faktin se mollët janë të ulëta në kalori dhe sheqer. Por mollët janë të larta edhe në polifenole, të cilat përmbajnë antioksidantë të dobishëm që ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës. Konsumi i rregullt i mollëve lidhet me humbjen e peshës tek individët që tashmë konsiderohen “mbipeshë”. Po ashtu, disa studime japoneze zbuluan se polifenolet tek molla mundësonin një reduktim të yndyrës që rrethon organet e barkut.

Dhe së fundi, mollët gjithashtu mund të nxisin humbjen e yndyrës në bark sepse janë një zëvendësues i mirë i ushqimeve me sheqer.Për shkak se konsumi i vazhdueshëm dhe i lartë i sheqerit të përpunuar lidhet me shtimin e yndyrës së barkut, kosnumi i sheqerit nga burime natyrale si mollët mund të ndihmojë në kontrollin e peshës.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix1 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore2 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix3 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Facebook